Nënshumë: CHF102.40
-
Dosja Amerikane për Shqipërinë Komuniste
Një prurje me vlera dhe me rëndësi. Është vëzhguar, marrë informacion dhe çertifikuar dekada e parë e diktaturës komuniste në Shqipëri, e arshivuar në superfuqinë e botës, në shtetin me të lirë dhe më demokratik.
CHF24.90 -
Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore
Ky punim është një përpjekje për të trajtuar historinë politike të Shqipërisë në një hark kohor që përfshin periudhën nga përfundimi i Luftës së Parë Botërore deri në përcaktimin e statusit ndërkombëtar të këtij shteti dhe kufijve të tij, më 9 nëntor 1921.
CHF19.90 -
Golgata e Shqipërisë – Aktakuzat kundër shfarosësve të popullit shqiptar
“Në këto troje jeton një popull trim e liridashës, një popull që nuk pranoi kurrë të mbante mbi shpatulla zgjedhën e huaj megjithëse lëngoi për shekuj e shekuj në robëri”. Dhe zgjidhja është fare e qartë: “Shqiptarët duhet të shfarosen!”“Qëllimi i këtij shkrimi është të zgjoj ndërgegjën e publikut evropian. Tani e tutje heshtja e mëtejshme do të thotë bashkëfajësi”.CHF7.90 -
Udhëpërshkrime shqiptare – Shqipëria dhe shqiptarët në veprat e udhëtarëve dhe misionarëve të huaj 1800-1945
“Udhëpërshkrime shqiptare” është një katalog bibliografik i shkruar për një koleksion prej 70 veprash, që plotësisht ose pjesërisht kanë formën tekstuale të udhëpërshkrimeve, e të cilat përcjellin histori udhëtimesh të bëra nëpër Shqipëri, nga fillimi i shekullit të XIX deri në mes të shekullit XX.
CHF14.90 -
SHQIPËRIA në “ÇËSHTJE DITE”
Një rrëfim i sinqertë ushtaraku italian (apo më mirë italo-shqiptar), gjenerali Vincenco Murikio, hedh dritë mbi disa momente të veçanta të historisë së Shqipërisë; një rrëfim që në thjeshtësinë dhe çiltërsinë tipike të ushtarakut, në shqetësimin dhe trishtimin e tij për këto episode, ngjan se i ka shpëtuar cenzurës që shpesh i nënshtrohet historiografia e angazhuar.
CHF16.90SHQIPËRIA në “ÇËSHTJE DITE”
CHF16.90 -
Histori e Shqipnis
Nuk ka dyshim se dëmi ma i madh që komunizmi po i ban Shqipnisë asht në lëmin e kulturës dhe të traditave kombëtare. Ndërsa zhvillimi ekonomik i vendit tonë rregullohet në mënyrë që t’u shërbejë interesave imperialiste të Rusisë sovjetike, historia jonë kombëtare po rishkruhet në mënyrë që me iu përshtatë nevojave të komunizmit sovjetik dhe legjendave të pansllavizmit rus. Enciklopedia e madhe sovjetike ka caktue vijat e përgjithshme të këtij interpretimi komunist të historisë sonë në artikullin mbi Shqipninë botue mbas lufte.
CHF28.90Histori e Shqipnis
CHF28.90 -
Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
Kjo vepër përmban kujtimet e titulluara “Kujtime dhe autobiografi” nga dorëshkrimi në osmanisht i gjetur në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, me autor Syrja bej Vlorën, pinjoll i një familjeje aristokrate lokale shqiptare e cila që nga përfshirja në Perandorinë Osmane deri në ditët e fundit të kësaj perandorie ka nxjerrë shumë pinjollë që kanë shërbyer në instancat më të larta shtetërore.
CHF29.90Shqipëria Pasosmane (1912-1920)
CHF29.90 -
Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880
Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet janë qelibar të pastra e të paprekura nga projektimet në retrospektivë.
CHF24.90 -
Rebelët,besimtarët,të mbijetuarit – studime mbi historinë e shqiptarëve
Historia e trojeve shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar jashtë.
Për gjysmë shekulli Shqipëria ishte nën një regjim komunist izolimi dhe pavarësie ndërsa Kosova ishte nën sundimin e Titos.
Afro gjysmë mijëvjeçari tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë osmane.
Ky libër mbulon një gamë të gjërë çështjesh,të cilat tregohen në formë kronologjike nga shekulli i XV deri në shekullin e XX.
Temat e diskutuara në këtë libër lidhen në shumë mënyra me zhvillimet dhe interest specifike jashtë trojeve shqiptare.
Këto çështje përfshijnë konvertimin fetar,metodat e skllavërimit në perandorinë osmane.CHF32.90 -
Nga Shqipëria Osmane te Shqipëria Evropiane – rrënjët e nje kapërcimi historik
Edhe pse epilogu i luftës së Shqipërisë Osmane kundër Shqipërisë Evropiane, do të marrë fund në dobi të kësaj të dytës – dhe kjo do të ndodhë pas ndërhyrjes vendimtare të presidentit amerikan Vilson në Konferencën e Paqes në Paris.
CHF29.90