-
Kristo Luarasi – vizionar i shtetit shqiptar
– Një komp që ka njësinë, që kanë gjithë një fjalë – edhe s’kanë qarta në mest të tyre, ajy komp s’bije kurrë në rrezik! Shkurt, bashkimi bën forcën, dashuria sjell vëllazërinë, ndarja bije dobëtinë.
CHF11.90 -
Nga lindja në perëndim – aspekte të mendimit kritik shqiptar 1913-1944
Periudha ndërmjet dy luftërave botërore në përgjithësi dhe ajo e viteve 30 në veçanti, sikundër në shumë sfera të tjera, edhe në planin e mendimit kritik përbënte një zenit kundruall periudhës pararendëse, por, për shumëçka, edhe kundruall asaj prapavajtese.
CHF19.90 -
Problemi shqiptar gjatë shekullit XX
Vepra përfshin gjithsej 10 punime studimore, duke filluar me muhaxhirët e Nishit, për të vazhduar me krimet dhe mizoritë sërbo-malazeze në Rugovë, Plavë e Guci. Përmes një punimi të veçantë studimor përshkruhet veprimtaria politike dhe atdhetare e organizatës “Xhemijet” (Bashkimi), e cila organizatë edhe pse në aspektin formalo-juridik njihej si organizatë apo parti politike e “myslimanëve të jugut” në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, ndërsa në fakt ajo në kushtet dhe rrethanat e atëhershme mbronte interesat e popullsisë shqiptare nën pushtimin e asaj mbretërie.
CHF14.90Problemi shqiptar gjatë shekullit XX
CHF14.90 -
Manipulimi i emocionit apo tranzioni ( Shqiptar ) në labirint
Shtëpia botuese prestigjioze, LOGOS A, lexuesit shqiptar i sjell një botim sa interesant aq edhe provokues, që flet për disa anomali të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, për protagonistët e politikës shqiptare, por edhe për manipulimin me emocionet e hallexhinjve që shpesh besuan edhe verbërisht se do të krijohet një ambient normal, krejt kjo duke abuzuar me pushtetin dhe me imponimin e forcës si mjet për ta ndaluar edhe mendimin ndryshe. Bëhet fjalë për librin me titull “Manipulimi i emocionit apo tranzicioni (shqiptar) në labirint” të autorit Shkëlzen Halimi, i cili me sukses i detekton disa probleme të politikës shqiptare, por edhe të amullisë së shoqërisë shqiptare.
CHF8.90 -
Nacionalizmi Shqiptar
Libri i Prof. Dr. Milazim Krasniqit, “Nacionalizmi shqiptar”, i botuar nga shtëpia botuese Logos-A në Shkup , paraqet një studim i cili i ka munguar shumë në gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë libër, prof. Krasniqi trajton nacionalizmin shqiptar i cili ka lindur dhe është konsoliduar në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe që ka startuar në një nivel solid ideologjik dhe me aftësi të mëdha të mobilizimit nacionalist të elitave shqiptare të kohës, për ta ngritur kombin shqiptar e për të formuar një shtet kombëtar.
CHF8.90Nacionalizmi Shqiptar
CHF8.90