-
Tabu – në etnokulturën shqiptare
Në kuadrin e besimeve popullore shqiptare tabuja paraqet interes të veçantë studimi. Ndonëse shumë nga keto besime janë zhdukur me kohe, elementet e mbetura, së paku si relikte, e në masë të vogël edhe në perdorim, janë dëshmi e besimeve me arkaike të religjionit tonë popullor.
CHF24.90Tabu – në etnokulturën shqiptare
CHF24.90 -
Sfidat shqiptare – analiza politike 2007-2014
Pak njerëz në botë e kanë mundësinë të lindin e të shkollohen me një sistem politik, me pas të jenë protagonistë të tranzicionit të atij sistemi dhe më pas të jenë aktorë dhe dëshmitarë të ngritjes së një sistemi krejt tjetër politik. Po nga kta edhe më pak janë ata që, duke qenë dëshmitarë dhe aktorë të drejtpërdrejtë të proceseve nëpër të cilat ka kaluar shoqëria jonë, kanë ditur të mprehin penat e tyre e të derdhin kujtimet në letrat e gazetave a revistave të kohës, me qellimin e vetëm të dokumentimit të ngjarjeve nga një përspektivë më e afërt.
CHF19.90 -
Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe kisha ortodokse Serbe
Ka një përputhje të plotë ndërmjet ekspansionit territorial të Serbisë, gjatë shekujve XIX dhe XX, dhe tkurrjes territoriale të shiptarëve në Ballkan. Kjo është një gjë lehtë e vërtetueshme, thjesht empirike e rreth së cilës s’ka se si të mos pajtohen studiuesit, pavarësisht se nga cila anë i qasën problemit.
CHF4.90 -
Glokalizimi
Procesi i zhvillimit global nga shumëkush u konsiderua dhe vazhdon të konsiderohet si kërcënim për veçoritë kulturore, por, me gjithë shumë të vertetave në keto pohime, dalin shumë autore që thonë se me vete theksimin e vazhdueshëm, kudo në botë, të tradicionales, etnikes, të veçantës, të identi fikueses në grupet e ndryshme shoqërore, dëshmohet vitaliteti dhe rezistenca e tyre ndaj një procesi të këtij zhvillimi global. Rezistenca e tillë tashmë shihet dhe njihet me termin glokalizim. Nga hulumtimi u dishmua se një vitalitet të tillë e shohim të shprehur edhe në kulturen e shiptarëve të Kosovës dhe kjo shihet mjaft qartë nga restorantet e hulumtuara.
CHF14.90Glokalizimi
CHF14.90 -
Tregime të moçme shqiptare
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
CHF8.90Tregime të moçme shqiptare
CHF8.90 -
Një baba e gjysmë
Më kujtohet si më kanë mbështjellë mua dikur dhe e di se kanë për të ardhur me besnikëri edhe te ti . Shumë prej tyre ke për t’i lexuar edhe disa herë , derisa të nguliten në mendjen e fjalorin tënd aq shumë , sa pothuajse të gjitha mendimet e tua të mëvonshme do ta vazhdonë një miqësi të fshehtë me to edhe kur të rritesh . Do t’ia kesh borxh letërsisë mendimet e tua të mira , anën tënde të butë , pikën e dobët , ëndërrat e bukura , shumë hartime të shkollës të shkruara me lehtësi
CHF7.90Një baba e gjysmë
CHF7.90 -
Rebelët,besimtarët,të mbijetuarit – studime mbi historinë e shqiptarëve
Historia e trojeve shqiptare është pak e njohur dhe e studiuar jashtë.
Për gjysmë shekulli Shqipëria ishte nën një regjim komunist izolimi dhe pavarësie ndërsa Kosova ishte nën sundimin e Titos.
Afro gjysmë mijëvjeçari tokat shqiptare ishin pjesë e Perandorisë osmane.
Ky libër mbulon një gamë të gjërë çështjesh,të cilat tregohen në formë kronologjike nga shekulli i XV deri në shekullin e XX.
Temat e diskutuara në këtë libër lidhen në shumë mënyra me zhvillimet dhe interest specifike jashtë trojeve shqiptare.
Këto çështje përfshijnë konvertimin fetar,metodat e skllavërimit në perandorinë osmane.CHF32.90 -
Çështja Shqiptare në RSFJ 1981 – 1990, përmbledhje punimesh dhe dokumente
Libri voluminoz me mbi 600 faqe, përmes punimeve shkencore dhe dokumenteve të shumta historike, sjell fakte të reja për këtë periudhë turbulente për fatin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi. Kjo periudhë e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, përkon me fillimin dhe përgatitjen e terrenit për një rezistencë aktive të shqiptarëve të këtyre trojeve, për çlirim nga zgjedha e huaj.
CHF19.90 -
Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv
Vendosa të shkruaja tregime për ty, nipçe, ama tregime të mira, tregime të zgjedhura, tregime që të begatojnë mendjen e shpirtin, sepse: TË DUA shumë! Fjalët e plakut, nipçe, janë farë.
CHF14.90 -
Fjalë të urta krahinore
Fjalë të urta nga të gjitha krahinat Shqiptare. Marrë nga vëllimi Fjalë të urta të popullit shqiptar botim i vitit 1958.
CHF6.00Fjalë të urta krahinore
CHF6.00 -
Fiset Shqiptare – historia, shoqëria dhe kultura
Rober Elsie na ofron një lendë gjithëpërfshirëse për 69 fise shqiptare, duke futur aty edhe bajraqet (si fise), apo edhe disa nënfise që i numëron si të tilla. Libri, i ndarë në 11 kapituj, jep dhe bibliografinë dhe treguesin e emrave, listën e hartave dhe të figurave. Te secili fis jepen përshkrime të pozitës gjeografike, të përkatësisë fetare, marrëdhëniet mes fisesh, si dhe përbërja e fiseve. Përfshihen te secili fis edhe legjenda, zakone, folklori dhe historia e fisit.
CHF39.90 -
Udhëkryqe politike Shqiptare ( trajtime dhe përjetime )
Ky libër është përmbledhje e shkrimeve, opinioneve dhe mendimeve të autorit, politikanit dhe ish-deputetit Shqiptar Abdi Baleta. Në këtë libër prej më tepër se 400 faqëve mund të gjeni 66 shkrimet e autori. Shkrimet dhe analizat e autorit mbetën dëshmi e gjallë dhe e kristaltë, përmes një qasje paradigmatike mbi trajektorën e zhvillimit politik shqiptar në Shqipri, Kosovë dhe Maqedoni.
CHF11.90 -
Lidhjet letrare shqiptare-arabe
Lidhjet letrare shqiptare-arabe pasqyrojnë, në një mënyrë, edhe lidhjet historike që u zhvilluan në mes të shqiptarëve dhe arabëve, qoftë nëpërmjet turqve, që i nënshtruan këta dy popuj në një perandori, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këto lidhje letrare trajtohen në këtë punim në aspektin e përgjithshëm ndërkombëtar, pra jo vetëm prej një drejtimi që përfaqëson dominimin e një ane mbi një anë tjetër, por në dy drejtime që pasqyrojnë gjallërinë krijuese të çdo kombi në letërsinë e tjetrit.
CHF15.00Lidhjet letrare shqiptare-arabe
CHF15.00 -
Mençuri Shqiptare – Fjalë të urta
Në këtë libër janë të mbledhura Mençuri shqiptare – Fjalë të urta gjatë shekujve. Është e lehtë të flasësh kur ke çfarë të thuash, por është e vështirë të kesh çfarë të thuash kur duhet të flasësh. Marrë nga botimi: Fjalë të urta të popullit Shqiptar.
CHF6.00 -
Perralla magjike shqiptare – Bujaria
Në këtë libër janë të mbledhura Perralla magjike Shqiptare mbi bujarin gjatë shekujve..
CHF6.90