-
Përgjigje për disa pyetje më të shpeshta nga Bankimi Islam
Përgjatë tërë çerek shekullit të kaluar, sistemi bankar Islam ka zgjuar interesim, si në nivelin e ndërmarrjeve private, ashtu edhe në nivelin publik. Një dëshirë e sinqertë dhe e madhe ekziston për ta kuptuar këtë sistem. Akademikët, bankierët dhe publiku në përgjithësi kanë disa pyetje dhe shqetësime.
CHF6.90 -
Stolisja e lexuesit të Kur’anit me metodat e meditimit të fjalës së Allahut
Të lexosh Kur’an! … Zatën një urdhër hyjnor me të cilin u urdhërua krijesa më e mirë para se të dinte se çfarë është ai. Por, a të lexosh duke kaluar nëpër shkronjat e tij, pa thithur gjë nga margaritarët e tij!? Thjesht, të lexosh për të fituar shpërblime nga çdo shkronjë e tij!? … Apo të lexosh për t’u begatuar me Fjalën e Zotit tënd plot urtësi e dituri, duke e kuptuar atë që po e lexon, duke medituar, menduar e reflektuar rreth kuptimeve që dalin nga ai!? …
CHF12.90 -
Kuvendime Kuranore, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe surja el Fatiha (për fillestarë)
Nisur nga përgjegjësia për t’i shërbyer Librit të Allahut të Lartësuar dhe për t’i përhapur udhëzimet e tij, gjegjësisht duke iu përgjigjur nevojës emergjente të një numri të madh të shtresave të shoqërisë, veçanërisht të grupmoshave të njoma, fëmijëve fillestarë në kuvendet e nxënies së Kuranit përmendsh, në shkolla e në vende të tjera… qendra En Nebe’ul Adhim ju paraqet këtë material të thjeshtësuar e të lehtësuar për mësimin e Kuranit së bashku me një tjetër, prej sures ed Duha deri te surja en Nas, si dhe suren el Fatiha, për fillestarë.
CHF11.90 -
Biografia e Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të
Jeta e Hasan ibn Aliut r.a. demonstron prioritetin e lartë që duhet t’i kushtohet unitetit të Umetit. Ky është një mësim i rëndësishëm për liderët e të gjitha niveleve. Nganjëherë është e domosdoshme të lëshojmë pe dhe të heqim dorë nga pushteti për të mirën e Umetit.
CHF24.90 -
Nga morali shembullor i të Dashurve të Allahut 1
Ky libër tregon për jetën e devotshme të miqëve të Allahut, të mbushur me detaje të shumta dhe të fshehta në rrugën e miqësisë me Allahun, në mënyrën më të bukur dhe më të përsosur, është shfaqur në jetën e të dashurve të Allahut. Për ne, ata janë personalitete shembullore të miqësisë me Allahun. E në mënyrë të veçantë, janë shembuj të rrallë në moralin e devotshmërisë së tyre.
CHF11.90 -
Të bërit salavat dhe selam për pejgamberin s.a.v.s.
Kurani dhe sunneti i besueshëm e rregullojnë jetën, si të indi vidit, ashtu edhe të shoqërisë. Respektimi parimor i këtyre dy burimeve garanton lumturi edhe në këtë edhe në botën tjetër, ndërsa largimi prej tyre fatkeqësi, edhe në këtë edhe në botën tjetër.
CHF5.90 -
Bisedë me të rinjë – 12 pyetje dhe përgjigje
Meqë bashkëbiseduesit tanë ishin të rinj na u kërkua që bisedën ta zhvillonim në formë pyetje-përgjigjesh në mënyrë që ata të përfitonin më shumë. Tema kryesore që u trajtua ishte “Çfarë u mësoi Pejgamberite shokëve të tij? Si ua mësoi? Çfarë arriti t’i përcillte umetit (bashkësisë islame)?” dhe pyetje të tjera.
CHF9.90 -
Më në fund të lirë
Shkrimtari dhe historiani i njohur, Uran Butka, provon edhe në tregime të lërë gjurmë tek lexuesit. Ai boton librin e tij me tregime “Më në fund të lirë…” Për Uran Butkën ky është botimi i 19-të në karrierën e tij ku ka provuar në gjini të ndryshme letrare, por i cituar në shkrimet e tij në shumë analiza për historinë. Autori thotë se pavarësisht elementëve artistik, më në fund të lirë….është edhe një përvojë personale. Duke nisur që nga internimet e diktaturës e për të mbërritur deri sot në 24 vite demokraci.
CHF11.90Më në fund të lirë
CHF11.90 -
Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri
Libri synon të ofrojë njohuri të reja për rrethanat politike e ushtarake të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve të Pazarit të Ri gjatë pjesës së parë të shek. XX. Vepra vjen në një kohë kur, më shumë se kurrë më parë, e ndiejmë si detyrim nevojën për t’ua sjellë lexuesve figurat emblematike të cilët në periudha të rëndësishme të historisë luajtën rol të rëndësishëm në rezistencën ushtarake kundër dhunuesve të ndryshëm të lirisë sonë.
CHF14.90Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri
CHF14.90 -
VAJ AMLA FLOKË TË GJATË, TË BUTË DHE ME SHKËLQIM
Vaji Dabur Amla është i pasuruar me mirësinë e Amla ,flokëve i ofron ushqim të vërtetë. Ajo forcon rrënjët e flokëve, duke i bërë ata të gjatë, të trashë dhe të bukur dhe rrezistues ndaj çdo plogështie të mundshme. Është aromë e parfymosur e butë qetësues natyror dhe u jep flokëve një freski gjatë gjithë ditës.
CHF12.90 -
VAJ AMLA FLOKË TË GJATË, TË BUTË DHE ME SHKËLQIM
Vaji Dabur Amla është i pasuruar me mirësinë e Amla ,flokëve i ofron ushqim të vërtetë. Ajo forcon rrënjët e flokëve, duke i bërë ata të gjatë, të trashë dhe të bukur dhe rrezistues ndaj çdo plogështie të mundshme. Është aromë e parfymosur e butë qetësues natyror dhe u jep flokëve një freski gjatë gjithë ditës.
CHF12.90 -
Parfum Dinar – 100ml
Parfum Dinar nga Al Shuyukh sprej natyral për të dyja gjinitë 100 ml. Një dhuratë perfekte dhe ideale për të gjithë. Kjo aromë është e gjithanshme, kështu që mund ta përdorni në të gjitha rastet. Kjo aromë vjen me një shishe me stil. Komponentët ju japin sens tërheqës dhe erë të mirë. Aroma jonë ikonike në një mjegull dritë si ajri.
CHF29.90Parfum Dinar – 100ml
CHF29.90 -
Vlera e kohës te dijetarët
Koha është gjëja më me vlerë te të gjithë njerëzit. Por te dijetarët ka një rëndësi të veçantë. Allahu xh.xh., çdo sekondë të jetës së tyre e shpërblen shumëfish, në krahasim me kohën e ndonjërit prej nesh. Kjo sepse vlera e dijetarëve të ummetit tonë është shumë e madhe. Ata janë trashëgues të pejgamberëve. Në këtë libër trajtohet vlera e kohës në Kuran dhe në traditën profetike.
CHF8.90Vlera e kohës te dijetarët
CHF8.90 -
Gjithnjë thuaj të dua
Ky libër të mëson rrugën se si ta lironi fuqinë e brendëshme dhe të arrini vetëbesimin dhe kënaqsinë dhe të përmbusheni me energji të re, e cila me të vërtete do ta përtrijë jetën tuaj.
CHF14.90Gjithnjë thuaj të dua
CHF14.90 -
Kur sunduesit grinden, rreth misterit të telefonimit Stalin – Pasternak
Në këtë libër bëhet fjalë për një bashkëbisedim telefonik, i cili, ndonëse ka ndodhur gati një shekull më parë, vazhdon të zbërthehet e të interpretohet ende sot në mënyrat më kundërthënëse. Në një vështrim të parë, krijohet përshtypja se kureshtjen për librin e mbajnë gjallë dy bashkëbiseduesit: Stalini dhe Pasternaku.
CHF16.90 -
Rrëfime të këndshme nga thesari i muslimanëve
Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë popull që i ka dhënë njerëzimit më shumë sesa muslimanët. Në historinë e njerëzimit nuk njihet asnjë qytetërim që ti ketë përfshirë qytetërimet e tjera dhe ti ketë transformuar ata sikur qytetërimi islam. Shteti islam shtrihej mbi tre kontinente. Shumë kultura dhe popuj të ndryshëm e përqafuan fenë islame.
CHF23.90