• Vitin tjetër në…

    Në rast se lexuesi i devotshëm mbërrin t’i mbijetojë tundimit të lëpirjes së gishtit tregues së dorës së djathtë, për ta kaluar fill këtë faqe i shtyrë nga instikti i tejkalimit të parathënies, siç do të thoshte një mik i imi i kësaj të keqeje të domosdoshme, le të më durojë sa t’ia them dy fjalë rreth këtij libri që po i servohet. Sepse, fundja, kush tjetër përveç autorit, redaktorit dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në këtë projekt, begenisin të humbin kohë e ta lexojnë shqim? E pra, në rast se ndalet në këta rreshta, le ta mësojë arsyetimin tonë për këtë dhuratë qe po ia bejmë.

  • Furnizimi për botën tjetër II

    Ky libër në përmbajtjen e tij ka trajtuar tematika nga biografia e pastër e të Dërguarit të Allahut – Muhammedi a.s., që duke filluar nga lindja, prejardhja, prindërit, mëndesha qe e ka ushqyer me gji, udhëtimet e tij para dhe pas Shpalljes, fillimin e zbritjes së Vahjit, mënyrat e Vahjit me të cilat inspirohej, luftërat e tij dhe gjithçka ndërlidhet me jetën e përditshme të tij, të bekuar. Prej këtyre gjërave, përmenden; mënyra e veshjes së tij, e të ushqyerit, e adhurimit, e faljes së namazit, e leximit të Kur’anit, e vizitës në varreza. Pastaj udhëzimet e tij të bekuara rreth zekatit, zekatul fitrit, sadakasë vullnetare, agjërimit, l’tikafit, kurbanit, etj.

  • Seti – Furnizimi për botën tjetër 1 dhe 2

    Dijetari i mirënjohur islam Shemsuddin Ebu Abdullah, Muhammed ibn Ebi Bekr ibn Ejub ibn Sa’d ibn Hariz ez-Zer’i ed-Dimeshki, i njohur me shumë si Ibn Kajjim el-Xhevzijje, u lind ne Damask në vitin 691 h. ndërsa vdiq po ashtu në Damask në vitin 751.

  • Furnizimi për botën tjetër I

    Ibn Kajjimi kishte vendosur të tubonte, madje edhe deri në imtësi, çdo gjë që ndërlidhet me Pejgamberin a.s. nga jeta e tij dhe kësaj ia kishte arritur, prandaj, me plot të drejtë meriton të quhet “Enciklopedi më e rëndesishme” në këtë sferë.

  • Mbi botën tjetër

    Të gjithë duam të dimë mbi ahiretin dhe jetën në botën tjetër. Të gjithë jemi të interesuar për fundin tonë se si do të jetë i mirë apo i keq. Të gjithë e dëshirojmë xhennetin dhe kemi frikë nga xhehenemi. Ky libër i plotëson më së miri nevojat tona për të marrë përgjigjet e duhura rreth këtyre që thamë më lartë. Për të kuptuar më së miri se si mund të jetë fundi ynë dhe se çfar na pret pas vdekjes, duhet që patjetër të lexohet ky libër. Në të më së miri autori na jep shkaqet e një fundi të mirë. Na e përshkruan ditën e gjykimit me të gjithë emrat dhe etapat e saj. Xhenetin dhe xhehenemin. Ky libër na e bën të qartë që nëse e dëshirojmë fundin si besimtar, duhet të jetojmë si besimtar. Ky libër nuk duhet ti mungojë lexuesit dhe sidomos atyre që janë të interesuar për botën tjetër.

Kategoritë