Fjalor shpjegues i termave administrativë
Libri: Fjalor shpjegues i termave administrativë
Botoi: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,
Lektor: Sheremet Krasniqi
Formati: 17x24cm
Faqe: 234
ISBN: 978995141916
Sa herë që shtrohen për diskutim çështje nga fusha e terminologjisë përgjithësisht dhe nga fusha e administratës publike, në mënyre të veçantë, janë të nevojshme disa sqarime, sidomos të natyrës metodologjike.
Së pari, duhet pasur kujdes që të bëhet dallimi i “përcaktimit të perdorimit të shprehjeve të caktuara” nga “përcaktimi përmbajtjesor i tipareve të dukurive të caktuara”.
Së dyti, përcaktimi paraprak i kuptimit të fjalës së caktuar mund të bëhet vetëm “përmes shënimit të nocionit më të përgjithshëm dhe më të përafërt dhe të tipareve të veçanta, të cilat e veçojnë një term të caktuar”.

























