Alkooli dhe marihuana – drejt kokainës, heroinës e prostitucionit

Titulli: Alkooli dhe marihuana – drejt kokainës, heroinës e prostitucionit
Autori: Dr. Mair A. Iseini
Botues: SH.B. El-Kalem, Gostivar

Libri “Alkooli dhe marihuana – drejt kokainës, heroinës e prostitucionit” më erdhi në duar në një moment shumë delikat: kalova nga posti i profesorit në shkollën e mesme në postin e mjekut në spitalin psikiatrik. Në të dy vendet u ballafaqova me shumicën e problemeve të cilët autori i përshkruan në librin e tij: me narkomaninë, abuzimin e alkoolit dhe të qenieve njerëzore.

Dhe në të gjitha instancat më duket se vërejta një droje që për këtë problem të flitet në mënyrë më të hapur dhe më të afërt për ata të cilët ishin edhe viktima më të rënda të këtyre të këqijave: të rinjtë, familjet e tyre dhe rrethi i tyre më i ngushtë. Prandaj, në shikim të parë më shkaktoi shok (por ta them të drejtën, edhe më tërhiqte) gjuha pak ca e ashpër e këtij libri me fjalë të thukta dhe pa pardon përshkruheshin dukuritë negative, bartësit dhe pasojat nga to. Vallë, a duhet të vërtetën ta zbukurojmë vetëm pse ajo është e shëmtuar?

A duhet t’i emërojmë këto të këqija si “gabime të rinisë”, “sëmundje” apo “vese”?

Porosia e këtij libri (e cila më pëlqeu shumë) është se këto, në rend të parë janë MËKAT!

Mëkat ndaj vetvetes, ndaj familjes dhe ndaj Zotit i cili na dha jetën që ta shpenzojmë për të mirë e jo për “vese” të ndryshme.

Qasja interdisciplinare është ana tjetër e forte e këtij libri. Edhe pse në thelb bëhet tjalë për probleme mjekësore (në rend të parë për narkomaninë dhe alkoolizmin) nuk është harruar edhe dimensioni social, psikologjik dhe ai fetar i këtyre problemeve. Ky lloj i qasjes, përfundimisht, është konform metodave moderne shkencore.

Pjesët ndoshta më impresive të këtij libri janë pjesët dokumentare, ku vetë protagonistët e dramës së quajtur “varshmëri” flasin për dhembjet e tyre.

Nuk mundet njeriu të mbetet pa emocione kur lexon për peripecitë e familjes dhe të vetë personave të varur nga droga ose alkooli, të keqtrajtuar tej mase. Dhe me automatizëm më imponohet mendimi:”-

Vallë çfarë do të kisha ndërmarrë unë si prind dhe si mjek?”.

Kam droje ta them përgjegjen!

Në fund, dua të theksoj se ky libër plotëson një zbrazësirë të madhe sa i përket kësaj problematike: varshmërisë dhe sjelljes devijuese, jo vetëm në literaturën profesionale por edhe si një shkrim popullarizuar. Dua të besoj se ky libër do ta gjejë rrugën e tij deri tek ata për të   cilët është edhe i dedikuar: të rinjtë dhe familjet e tyre.

Konsideroj se ky libër do të bëjë diçka që asnjë libër i këtij lëmi nuk e bëri dot: të inicon një aksion qytetarë për asgjësimin e këtyre të këqijave nga ambienti ynë i përditshëm.

Në emër të të gjitha këtyre që u cekën lartë, i dëshiroj këtij libri “lindje” dhe jetë të mbarë. Dhëntë Zoti që me rezultatet e tij ky libër t’i arsyetojë mundimet e autorit.

Dr. Kadri Haxhihamza

Përmbajtja e Librit:

Alkoholi, Qëndrimi Islam ndaj Alkoholit, Droga, Qëndrimi Islam ndaj Narkotikëve, Prostitucioni, Sida, Pedofilia, Prostitucioni në aspektin Kur’anor, Duhani, Qëndrimi i Islamit ndaj Duhanit etj…

CHF 10.00

7 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

KHAMARAH QAHWA

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF 29.90
KHAMARAH

Parfum Khamrah, 50ml

CHF 29.90
MY DREM

Parfum My Dream, 100ml

CHF 29.90
VULCANO

Parfum Vulcano, 100ml

CHF 29.90
ARGENTUM

Parfum Argentum, 100ml

CHF 29.90
SARA CHOCOLATE

Parfum Sara Chocolate, 100ml

CHF 29.90
LAYALI

Parfum Layali, 100ml

CHF 29.90
JAZ

Parfum Jazz, 100ml

CHF 29.90
NATROLITE

Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

CHF 29.90
CENDALO

Parfum Cendalo Mayson Legend, 100ml

CHF 29.90
OUD

Parfum Oud for Loveliness, 100ml

CHF 29.90
IMPERIAL

Parfum Imperial, 100ml

CHF 29.90
Drita e zemres

Drita e zemrës dhe Jasini

CHF 4.90
Manuka honey

Mjalte Manuka, MGO 826+,UMF 20+, 250 g

CHF 89.90
Eastern waves kutia

Parfum Eastern Waves, 100ml

CHF 29.90
Goodgirl

Parfum Gold Girl, 100ml

CHF 29.90