Estetika Islame

Titulli: Estetika Islame
Autor: Beshir Ajvazogllu
Përkthyes: Ali Pajaziti
Boton: Logos – A
Biblioteka: Divan
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Milazim Krasniqi
Redaktor artistik & disajni: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi
Përgatitja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: FOCUS – Shkup

Sot qëndrimi i myslimanëve ndaj artit dhe ndaj letërsisë në disa pika është unik, por në përmasa të bashkësive të ndryshme ekzistojnë edhe dallime të shumta. Disa fraksione duke u bazuar në ndalimin e piktures dhe skulpturës janë shumë të ndjeshme lidhur me këto zhanre artistike, e disa të tjera janë shumë të ndjeshme në çështjen e muzikës. Përkundër kësaj, shumica e bashkësive të lidhura me tesavvufin, muzikën e shohin si mënyrën më të rëndësishme për të shprehur veten.

Në këtë libër jemi munduar të tregojmë se një botëkuptim i tërë estetik është ndërtuar mbi ndalimin e pikturës. Kemi theksuar gjithashtu se hadithet që lidhen me ndalimin e pikturës dhe skulpturës synojnë të mbyllin dyert e kthimit në idhujtari. Nëse hadithet kundër pikturës dhe skulptures interpretohen si ndalesë, do të duhet të heqim dorë prej shumë mënyrave të shprehjes që nga fotografia deri te kinemaja. Ndërsa e vërteta është se sot myslimanët mundohen të përfitojnë si nga fotografia ashtu edhe nga kinemaja, e cila është rezultat i vënies në lëvizje të fotografisë.

Si bashkësia myslimane, ashtu edhe intelektualët dhe artistët duhet të diskutojnë rreth konceptit të artit dhe të estetikës në këtë vepër, si dhe rreth marredhënieve me këtë thesar të begat.

Në botën islame, në të cilën koncepti i së vërtetës përjetoi ndryshim rrënjësor pas njohjes me Perëndimin, shumë shpejt është zbrazur brendesia e formave klasike.

Traditën, ndaj së cilës në rrafshin intelektual nuk është treguar ndonjë interesim i veçantë, e kanë ruajtur turmat që jetojnë me vlerat islame në mënyrë të pavetidijshme dhe po kjo gjë dita-ditës është degraduar dhe kështu janë gatuar parakushtet për dukurinë e quajtur “arabeskë”.

Shembujt e përdorimit të madh të formave të kubeve dhe minareve, dekorimi ndriçues i kapakëve të librave fetarë, shfrytëzimi i kaligrafisë islame etj., duhet të trajtohen jashtë kornizës së përcaktuar në këtë libër, duhet të studiohen si shembuj të “kiçit islamik”.

Duhet të përmendim edhe faktin se ky libër nuk është përpiluar që të promovojë një teori islame të estetikës. Qëllimi i vetëm i tij është të kuptuarit dhe të sqaruarit e botëkuptimit dhe parimeve estetike që qëndrojnë pas veprave, që sot mund t’i përmbledhim në kategorint “arti islam”. Në kohën kur u botuan shkrimet dhe libri ynë i parë Estetika e dashurisë, shumë njerëz shtruan këtë pyetje: “Si do të shkruajmë poezi ose roman duke u nisur në bazë të këtyre parimeve?” Një pyetje e tillë është e gabuar. Në Estetikën islame artistët ndoshta do të gjejnë disa koordinata, por do të ishte e gabuar të kërkojnë qasje doktrinare.

Sot për sot është e pamundur të thuhet se ekziston një disiplinë e mbiquajtur estetika islame. Por, përmes parimeve të shkoqitura në këtë libër mund të shpjegohen veprat artistike të periudhave të kaluara të artit islam. Ç’është e vërteta, veprat artistike nuk lindin nga disiplinat estetike; disiplinat estetike lindin nga përpjekja për të kuptuar e shpjeguar veprat artistike dhe konceptet, që në mënyrë të drejtpëdrejtë ndërlidhen me to. Për të krijuar vepra islamike duhet që në thellësi të njohësh islamin, pra të mendosh, të ndiesh dhe të vështrosh si mysliman. Vetëm atëherë artisti mysliman, do të shohë se është ndërtuar urë e shëndoshë mes artit islam dhe trashëgimisë historike.

CHF 6.90

5 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Set Ramazani 1

Seti i Ramazanit – Një Dhuratë e Bekuar për Shpirtin dhe Zemrën

CHF 29.90
Mjalti i fares se zeze Mujeza Black seed honey Mujeza

Mjaltë Mujeza me Ginseng për meshkuj

CHF 59.90
Tamarind gummies 1
Tamarind gummies 2

Hemani Çamçakiz Tamarindi, 120gr

CHF 24.90
50

30 reçetat shëruese të farëzezës

CHF 0.00
Black seed oil gummies
Bubble gum

Hemani Gummies me vaj të farës së zezë

CHF 24.90
Disa refleksione mbi gjendjen e sotme te rinise sone 1 scaled

Disa refleksione mbi gjendjen e sotme të rinisë sonë

CHF 6.50
Mbreti dhe djaloshi besimtar 1 scaled

Mbreti dhe djaloshi besimtar

CHF 3.90
Mesazhi yne ne epoken e globalizmit

Mesazhi ynë në epokën e globalizmit

CHF 15.90
Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
Deveja flet – Seria e librave per femije Kur historia profetike me flet Periudha e Mekes 768x512

Deveja flet – Seria e librave për fëmijë “Kur historia profetike më flet” ( Periudha e Mekës )

CHF 2.90