Gurët e vetmisë

Libri: Gurët e vetmisë
Autor: Tom Kuka dhe Enkel Demi
Faqe: 210
Botoi: Pegi
ISBN: 978-9928-233-17-2

E shkuara, e sotmja dhe e ardhmja gërshetohen dhe rrjedhin lirshëm nga njëra te tjetra si të ishin enë komunikuese, retrospektiva dhe kujtimet herë pas here bëhen njësh, dhe vetë personazhet gjenden në një kohë të pakohë.

Boshti i romanit përsillet rreth masakrës së Paramithisë, ku 72 burra, bujarë të dyerve më të mëdha çame u thirrën nga mitropoliti grek kinse për të vendosur paqen mes palëve, por u prenë në besë dhe u vranë të gjithë në përroin e Selanit. Shpirtrat e tyre, të ngecur mes dy botësh, nuk gjejnë paqe dhe përsillen mbi një barkë në lumë, si Karonti që shpinte të vdekurit në Had.

Avduli fantazmë kërkon të paralajmërojë jo vetëm të birin, në të ardhmen, por edhe Feritin, në të shkuarën për mynxyrën e madhe që po gatitet. Oguret e zeza që përshkojnë kohërat duan ti nxitin njerëzit të lënë laçkë e plaçkë e të ikin, të shpëtojnë kokën. Armiku kërkon jo vetëm kamjen e tyre, por të ndërrojnë gjuhë e emër, të asimilohen krejtësisht, derisa tu shuhet fara. Autori ka ditur të tregojë me mjeshtëri jetën e përditshme të fshatit, të ndarë vetëm teorikisht mes kaurësh dhe muhamedanësh, shoqëruar gjithnjë me nota humori, të shkaktuara hera-herës nga frika e së resë dhe padituria; ka sjellë dhembjen e dashurisë që lëshon shigjeta reale sa ta bën trupin gjak, erosin që ta humbet mendjen deri në delire.

Kjo është një përrallë nga e kaluara, me djem gjaknxehtë e vajza lozonjare, me valle ndjellëse e shtjella kumtesh, që nxijnë lulet e lotojnë gjak. Këtu nuk ka prijës të shquar e fjalëmëdhenj, por ka vetëm njerëz shpirtmirë: qeflinj, sedërlinj e besëplotë, që ngulmojnë për paqe.

CHF 14.90

3 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Perandoria Osmane faktoret e ngritjes dhe renie se saj 1 scaled

Perandoria Osmane, faktorët e ngritjes dhe rënie së saj

CHF 38.00
Historite e Profeteve 1 scaled
Nuk ka stok

Historitë e Profetëve

CHF 32.00
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Kurani komplet arabisht mp3 i recituar nga Sad El Gaidi 1 1 scaled
Nuk ka stok

Kurani komplet i recituar nga Sa’d El Gaidi, mp3

CHF 10.00
Gjurmeve te te dashurit tone mp3 1 scaled
Nuk ka stok

Gjurmëve të të dashurit tonë, mp3

CHF 10.00
Jam si lule ne pranvere audio CD adelina jashari 1 scaled
Nuk ka stok

Jam si lule në pranverë, CD

CHF 8.00