Liria

Titulli: Liria
Origjinali: Freedom
Autori: Jonathan Franzen
Shqipëroi: Sokol Bega
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Faqe: 648
ISBN: 978-9928-221-10-0

Peti dhe Uollter Berglundi janë banorët e parë të Sent-Polit, njerëz me prirje borgjeze, prindër praktikë dhe pararoja e brezit të ushqimeve integrale. Peti, kjo fqinjë ideale, kjo nënë e përsosur sa për t’u pasur zili, dhe burri i saj, një jurist ambientalist, i cili shkon në punë me biçikletë, një familjar i përkushtuar, po bëjnë të dy pjesën e tyre të vogël për të ndërtuar një botë më të mirë.

Por tani, në mijëvjeçarin e ri, Berglundët po bëhen ca misteriozë. Përse djali i tyre adoleshent ka nisur të banojë me familjen ngjitur tyre, ca republikanë të thekur këta? Përse Uollteri ka nisur të punojë për lobin e qymyrit? Si shpjegohet që Riçard Katzi, rokeri i prapë, shoku i ngushtë dhe rivali i Uollterit në kolegj, vjen ende rrotull në jetën e tyre? Mbi të gjitha, ç’po i ndodh Petit?

Pse ky yll i shndritshëm i rrugës “Barrier” është bërë një tjetërlloj fqinje, është kthyer në një furi e paepur që po del nga vetja përpara syve zhbirues të lagjes? Pas romanin e tij të parë Korrigjimet, Jonathan Franzen na sjell këtë epos të dashurisë dhe martesës së ditëve tona.

Me sensin e tij komik dhe tragjik, romani Liria sjell tundimet dhe barrën e Lirisë: drithërimat e epshit adoleshent, kompromiset e lëkundura të moshës së mesme, shtrëngesat e jetës së periferive, peshën e rëndë të pushtetit të kohës. Kirurg i hollë i të metave dhe gëzimeve të personazheve të tij, që te Liria rreken të mësojnë të jetojnë në një botë gjithnjë e më pështjelluese, Franzen ka prodhuar një portret të pashlyeshëm e thellësisht prekës të kohës sonë.

CHF 19.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Perandoria Osmane faktoret e ngritjes dhe renie se saj 1 scaled
Nuk ka stok

Perandoria Osmane, faktorët e ngritjes dhe rënie së saj

CHF 38.00
Historite e Profeteve 1 scaled
Nuk ka stok

Historitë e Profetëve

CHF 32.00
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Kurani komplet arabisht mp3 i recituar nga Sad El Gaidi 1 1 scaled
Nuk ka stok

Kurani komplet i recituar nga Sa’d El Gaidi, mp3

CHF 10.00
Gjurmeve te te dashurit tone mp3 1 scaled
Nuk ka stok

Gjurmëve të të dashurit tonë, mp3

CHF 10.00
Jam si lule ne pranvere audio CD adelina jashari 1 scaled
Nuk ka stok

Jam si lule në pranverë, CD

CHF 8.00