Më mençur, më shpejt, më mirë – sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe biznes

Titulli: Më mençur, më shpejt, më mirë – sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe biznes
Titulli i origjinalit: Smarter, faster, better, the secrects of being productive in live and business
Autori: Charles Duhigg
Shqipëroi: Elvi Sidheri
Përgaditja estetike: You Name It
Shtypi: Shtypshkronja Vi-print
Botues: Shtëpia Botuese PEMA

Një bestsellerin ndërkombëtar “Fuqia e Shprehisë”, fituesi i çmimit Pulitzer, gazetari Charles Duhigg na shpjegonte se përse i bëjmë gjërat që ne bëjmë. Në “Më mençur, më shpejt, më mirë”, ai vë në zbatim të njëjtën kërshëri të paepur, raportimet shteruese, si dhe stilin e pasur të narracionit për të shpjeguar se si mund të bëhemi më të mirë në bërjen e atyre gjërave që bëjmë. Rezultati është një eksplorim krejt novator i shkencës së frytshmërisë.

Shkencëtarët e të dhënave të Google i futen një studimi katërvjeçar lidhur me mënyrën se si funksionojnë ekipet më të mira të punës, dhe zbulojnë se mënyra se si bashkëvepron një grup përkatës ëshë më e rëndësishme se kush bën pjesë në këtë grup – një parim që, siç duket, gjithaq na ndihmon të shpjegojmë arsyen përse Saturday Night qe shndërruar në një sukses televiziv.

Një gjeneral i trupave të marinës, i gjendur përballë moralit të ulët të rekrutëve, arrin ta ripërfytyrojë kampin e stërvitjes – dhe zbulon se rrënjosja e një “animi kundrejt veprimit” mund t’i shndërrojë edhe adoleshentët më të përhumbur në njerëz të suksesshëm të vetëmotivuar.

Regjisorët e filmit të animuar të Disney, Frozen gjenden në prag të katastrofës – gjersa ata e shkundin ekipin e tyre të punës pikërisht në mënyrën e duhur, duke mundësuar një hap përpara krijues që shpie drejt njërit nga filmat me fitimet më të mëdhaja të të gjitha kohërave. Çfarë kanë vallë të përbashkët gjithë këta njerëz?

Ata e dinë se frytshmëria ndërlidhet me bërjen e disa zgjedhjeve të caktuara. Mënyra se si i formësojmë vendimet tona të përditshme; ambiciet e mëdha që përqafojmë dhe synimet e lehta që injorojmë; kulturat e punës që rrënjosim si udhëheqës për të shkaktuar inovacion.

Këto pra janë gjërat që e ndajnë dikë që mund të cilësohet si thjesht i zënë me punë nga dikush që është realisht i frytshëm. Në thelbin e “Më mençur, më shpejt, më mirë” gjenden tetë koncepte – nga motivimi dhe përcaktimi i synimeve te fokusimi dhe vendimmarrja – që shpjegojnë arsyet përkatëse se përse disa njerëz dhe kompani arrijnë të kryejnë me sukses kaq shumë gjëra.

Duke marrë frymëzim nga zbulimet e fundit në neuroshkencë, psikologji dhe ekonominë e sjelljes – si dhe mbi përvojat e shefave ekzekutivë, reformatorëve të arsimit dhe gjeneralëve me katër yje, pilotëve të avionëve dhe kompozitorëve të Broduejit – ky libër me hulumtime kaq të përpikta na shpjegon se njerëzit më të frytshëm, kompanitë dhe organizatat e këtilla, nuk është se thjesht veprojnë ndryshe. Ata kanë pra një botëkuptim për botën, si dhe për zgjedhjet e tyre, krejt të ndryshëm.

CHF 21.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Perandoria Osmane faktoret e ngritjes dhe renie se saj 1 scaled

Perandoria Osmane, faktorët e ngritjes dhe rënie së saj

CHF 38.00
Historite e Profeteve 1 scaled
Nuk ka stok

Historitë e Profetëve

CHF 32.00
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Kurani komplet arabisht mp3 i recituar nga Sad El Gaidi 1 1 scaled
Nuk ka stok

Kurani komplet i recituar nga Sa’d El Gaidi, mp3

CHF 10.00
Gjurmeve te te dashurit tone mp3 1 scaled
Nuk ka stok

Gjurmëve të të dashurit tonë, mp3

CHF 10.00
Jam si lule ne pranvere audio CD adelina jashari 1 scaled
Nuk ka stok

Jam si lule në pranverë, CD

CHF 8.00