Meditimet

Titulli: Meditimet
Autori: Marco Aurelio
Përktheu: Alda Mukli
Arti grafik: Kleida Maluka
Shtëpia Botuese: Plejad
Faqe: 207

Marco Aurelio, në kohën e sotme konsiderohet si një perandor romak, një filozof grek dhe një njeri latin i letrave.

Në politikë ai ndoqi Adrianon dhe Antonino Pio; në retorikë u edukua nga Cornelio Frontone dhe nga stoikët mësoi “të mos mrekullohet nga asgjë, të mos ketë frikë nga asgjë e të mos ketë ngut kurrë”. Ja, i pajisur me një formim të tillë, në një tendë të largët, përtej Danubit, në intervale pushimesh nën një qiell të plumbtë a me shi, besohet që Marco Aurelio të ketë shkruar “Meditimet e tij të famshme.

Po ta shohim sot veprën e tij bazuar mbi një gjykim retrospektiv, mund të themi se mëkati më i madh i lëshimit nga ana e Marco Aurelios ishte pikërisht mos diktimi i stoicizmit si një fe e Perandorisë, ashtu siç bëri Teodosi me fenë e krishterë. Po të kish ndodhur një gjë e tillë, historia e botës ndoshta do të kishte ndryshuar radikalisht për mirë. Po megjithatë, mbetet fakti se të qenit tolerant konsiderohet virtyti i tij më i madh.

“Një guru i kohës sonë”, ja si e paraqiste autorin dhe veprën e vet, revista e famshme britanike “The Times” në një numër të saj sensacional në prag të mileniumit të ri. E përtej një jehonizimi të ideve të tij, kemi të bëjmë më tepër me shpërblimin më të madh që ai i ka bërë njerëzimit jo vetëm me një filozofi të spikatur të jetës, por edhe me një psikologji të një niveli shumë të lartë”, siç do ta perifrazonte në një shkrim të vet Erich Fromm.

CHF 13.90

5 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90