Muzeu i lodrave të vdekura

Titulli: Muzeu i lodrave të vdekura
Titulli i origjinalit: Ölmüş oyuncaklar müzesi
Autor: Akif Hasan KAYA
Përkthyes nga turqishtja: Dren Dorambari
Redaktor gjuhësor: Immer Topanica
Korrektor: Emir Hukallo
Dizajner i kopertinës: Avni Gashi
Faqosës: Berat Baliu
Botues: Shtëpia botuese Fleta

Pjesë nga libri:

Nje fllad që frynte nga Bosfori bënte të lëkundeshin qiparisat e Karagjaahmetit. Njerëzit që ecnin rrugës nuk i dëgjonin ulërimat e heshtura të të vdekurve të braktisur, e as shushurimën e qiparisave. Vetëm pak prej tyre rrëqetheshin sikur po dëgjonin një zë të vjetër që për veshin e tyre tingëllonte i njohur. Të tjerët, teksa ecnin, kur padashje hidhnin shikimin mbi mermerët e bardhë të varrezave kthenin shikimet në drejtim të qiellit, e më pas edhe në drejtim të rrugës. Të gjithë nxitonin të iknin sa më parë prej aty. Ata dëgjonin vetëm tinguj sipas dëshirës së tyre. Të shumtën e herëve ua ngulnin sytë celularëve ku njoftoheshin për bursat, kursin e këmbimit..

Mu në atë kohë, një fllad i lehtë, që sa vinte e po shndërrohej në erë, po frynte nga Bosfori. Të vdekurit e braktisur mbi dheun e freskët, të cilëve akoma nuk u kishte rënë shi dhe emrat e rrëmujshëm të tyre ishin shkruar shtrembër, dridheshin poshtë dheut, duke u sinkronizuar me erën që frynte sipër. Jo që të dilnin, natyrisht, por ndoshta për t’u vendo sur më mirë e më paqësisht në varret e tyre. Ata që ishin varrosur në qoshet më të largëta të varrezave, asnjëherë nuk do të mund të kenë varreza familjare.

Përmbajtja e librit:

Flladi te qiparisat, Tregim i pambarim i një vrasjeje, Tregim i shkurtër i një tregimtari, Thesari, Muzeu i lodrave të vdekura, Të vegjlit e zogjve, Dikur diku, Toka / Qielli, Nusreti, Engjëlli ëndërr, Film i shkurtër, Unë, Gjurmë, Harku, Dimri, Ebabilët, Tri pika, Dielli, Gëzhoja, Ëndrra e çerkezit, Mbaroi loja,  Pulovër i bardhë, Kurbani, Dëshmitari.

CHF 7.90

5 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90