Rebelimi i Lulus

Libri: Rebelimi i Lulus
Autor: Albatros Rexhaj
Faqe: 136
Botoi: Pegi
ISBN: 978-9928-200-32-7

Ky ditar i drejtohet Lúlus, pjesës më të fisme të njeriut, dhe në të shpaloset një botëkuptim i ndryshëm e i ri, si reagim ndaj kohëve të vështira që po kalojmë. Duke u nisur gjithnjë nga përjetimi i tij i problematikave apo situatave të ndryshme, autori i jep zë ndjenjës, duke zgjedhur më të thjeshtën dhe njëherazi më të vështirën prej udhëve për të komunikuar me publikun. Në këtë rrafsh krejtësisht personal, ai shkruan për të shpëtuar, për tu ndier i lirë, për të mos iu nënshtruar mentalitetit të kopesë, pra për të mos u asgjësuar. Dhe rrugëdalja është imagjinata krijuese, ajo sjell rezistencën brenda botëve të krijuara e të vërteta. Rezistenca shprehet me kthimin e urrejtjes në dashuri, vërtetësinë e ndjenjave dhe të mendimeve në një epokë hipokrizie, mosshkëputjen nga konteksti social, modestinë dhe pranimin e vetvetes.

Por kjo letër e gjatë ka edhe një rrafsh shoqëror, në të cilin dallojmë një analizë thumbuese ndaj elitave të llastuara shqiptare që nuk janë më të afta të përfaqësojnë popullin, që vuajnë nga një varfëri shpirtërore e fshehur nga bollëku material, që shfrytëzojnë vendin tonë si të ishte tokë e huaj dhe e urryer. E këtyre elitave nuk mund tu kundërvihet populli, i lodhur, i zhgënjyer, i përthithur në një labirint makabër manipulimi ku asnjëherë nuk gjendet përgjegjësi, por vetëm pasqyrimi i tij i luhatshëm. E kështu njerëzit kapërfyten mes tyre në luftën për mbijetesë duke i bërë jehonë pohimit: … sot duhet që me patjetër ti përkasësh dikujt, të jesh pjesë e një grupi apo klani, ndryshe rrezikon të dështosh…. Ja tek ke konfirmimin e pastër se kritikat që të janë dukur të parapërgatitura, i paska ndier të tilla edhe dikush tjetër; kurthet qëllimshëm stisur, ia kanë stisur edhe dikujt tjetër; pafuqia për të bëzajtur, paska kapluar edhe dikë tjetër; trysnia gati e papërballueshme nuk qenka një trill i mendjes sate, si nuk është trill i mendjes së dikujt tjetër: është shtypëse! Po zgjidhja? Zgjidhja nuk është e re, por e vetmja e mundshme sipas autorit: refuzo ta luash këtë lojë, dil nga ky rreth, rebelohu! Vendose dashurinë në qendër të jetës tënde dhe mbarte atë kudo, në çdo tavolinë, në çdo bisedë, në çdo takim. … dashuria është e vetmja forcë që ka fuqi të na kujtojë se kush jemi dhe kujt i takojmë

CHF 12.90

4 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90
Perandoria Osmane faktoret e ngritjes dhe renie se saj 1 scaled

Perandoria Osmane, faktorët e ngritjes dhe rënie së saj

CHF 38.00
Historite e Profeteve 1 scaled
Nuk ka stok

Historitë e Profetëve

CHF 32.00
Rrefime per te Derguarit e Allahut prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta 1 scaled

Rrëfime për të Dërguarit e Allahut (prej Ademit deri tek Isai Paqja qoft mbi Ta)

CHF 35.90
Kurani komplet arabisht mp3 i recituar nga Sad El Gaidi 1 1 scaled
Nuk ka stok

Kurani komplet i recituar nga Sa’d El Gaidi, mp3

CHF 10.00
Gjurmeve te te dashurit tone mp3 1 scaled
Nuk ka stok

Gjurmëve të të dashurit tonë, mp3

CHF 10.00
Jam si lule ne pranvere audio CD adelina jashari 1 scaled
Nuk ka stok

Jam si lule në pranverë, CD

CHF 8.00