Shteti dhe ekonomia në Perandorinë Osmane

Titulli: Shteti dhe ekonomia në Perandorinë Osmane
Titulli i origjinalit: Osman Imparatorluğunda Devlet ve Ekonomi
Autor: Mehmet Genç
Përktheu nga turqishtja: Rubin Hoxha
Botues: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktorë gjuhësor: Nazif Zejnullahu
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Individët dhe bashkësitë që s’e dinë drejt të kaluarën, s’mund ta jetojnë si duhet të tashmen e as ta ndërtojnë të ardhmen. Kur një popull, si një nga busullat e jetës, e merr shkencën, kjo do të thotë se ka arritur një shkallë të lartë të emancipimit të përgjithshëm, se ka formuar një vetëperceptim, sens communis ose urtësi popullore (folk wisdom) të avancuar

Vepra Shteti dhe Ekonomia në Perandorinë Osmane përbëhet nga 24 artikuj të rreth dyzet viteve të jetës së historianit me nam të ekonomisë, Mehmet Genç, lidhur me Perandorinë Osmane. Janë këto shkresa të një njohësi të thellë të këtij aktori dhe “objekti vigan” që nuk ka të dytë dhe “që përbën një përvojë politike madhore me pak simotra në historinë botërore”.

Autori e zbërthen ekonominë osmane përmes tre nocioneve ose parimeve klasike (provizionizmi, fiskalizmi dhe tradicionalizmi), duke e shkoqitur hollësisht metodologjinë e shfrytëzimit të arkivave, duke paraqitur edhe të dhëna dhe analiza kuantitative, si dhe tablo skematike origjinale të prodhuara nga vetë ai. Në këtë studim, që ka kaluar nëpër filtrate entiteteve shkencore botërore, si Universiteti i Princetonit, Washingtonit, Wisconsinit. Tokios e Akademisë së Shkencave të ish-Bashkimit Sovjetik, do të mësoni edhe për Pax Ottomana-n, për marrëdhëniet mes komuniteteve fetare (mileteve), për Divanin, për rolin e klasës shkollare dhe të asaj ushtarake, për administratën osmane, për rolin arteve, si arkitektura, libërzbukurimi, kaligrafia, për marrëdhëniet me qendrat tregtare të kohës, si Venediku e Gjenova, por edhe për relacionet me Perëndimin protektivist, me fuqitë si Anglia, Franca, Portugalia, Rusia, Irani etj.

Autori Mehmet GENÇ më 1958 mbaroi studimet universitare në Fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit të Ankarasë. Më 1960 hyri në Institutin e Historisë së Ekonomisë Turke pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Stambollit ku punoi si asistent i Historisë së Ekonomisë pranë Omer Lütfi Barkan-it. Në vitet 1983-1999 dha mësime mbi Historinë dhe Metodologjinë Historike të Ekonomisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Letërsisë në Universitetin e Marmarasë; pas daljes në pension më 1999, dha mësime universitare në fushën e Historisë së Ekonomisë Osmane në degën e Shkencave Humane dhe Sociale në Universitetin Teknik të Stambollit dhe në degën e Historisë në Universitetin Bilgi të Stambollit, si dhe mësime pasuniversitare e doktorature në të njëjtën fushë në degën e Sociologjisë në Fakultetin e Letërsisë të Universitetit të Stambollit. Aktualisht punon si pedagog në Universitetin Şehir të Stambollit.

CHF 21.90

2 stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Ghumrah

Parfum Gumrah, 100ml

CHF 29.90
Khumar karamel

Parfum Khumar Caramel, 100ml

CHF 29.90
Khamrah pink

Parfum Khamrah Pink, 100ml

CHF 29.90
ALEXNDERIA

Parfum Alexanderia, 100ml

CHF 29.90
MAN MISSION

Parfum Man Mission nr. 1, 100ml

CHF 29.90
La ocean

Parfum La Ocean, 100ml

CHF 29.90
HER WAY

Parfum Her Way, 100ml

CHF 29.90
KHAMARAH QAHWA

Parfum Khamrah Qahwa, 50ml

CHF 29.90
KHAMARAH

Parfum Khamrah, 50ml

CHF 29.90
MY DREM

Parfum My Dream, 100ml

CHF 29.90
VULCANO

Parfum Vulcano, 100ml

CHF 29.90
ARGENTUM

Parfum Argentum, 100ml

CHF 29.90
SARA CHOCOLATE

Parfum Sara Chocolate, 100ml

CHF 29.90
LAYALI

Parfum Layali, 100ml

CHF 29.90
JAZ

Parfum Jazz, 100ml

CHF 29.90
NATROLITE

Parfum Natrolite Soft Glow, 100ml

CHF 29.90