Si të përballemi me sprovat e jetës

Titulli: Si të përballemi me sprovat e jetës
Titulli i origjinali: How to deal with adversity
Autori: Christopher Hamilton
Përktheu: Granit Zela
Redaktore : Erlina Çoku
Paraqitja grafike: Elidor Kruja
Shtëpia botuese: Pegi
Shtypi: Shtypshkronja Pegi
Viti: 2016, Fq. 154

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.

Duke u përqendruar në tematikat e familjes, dashurisë, sëmundjeve dhe vdekjes, ai eksploron mënyra të duhura se si të përballemi me sprovat e ndryshme dhe si të përfitojmë sa më mirë nga pasojat që lënë ato në gjendjen tonë.

Me shembuj nga historia, letërsia dhe shkenca, autori na fton të reflektojmë mbi procesin njerëzor të vuajtjes dhe durimit, dhe na mëson të dallojmë një burim të vlefshëm lartësimi, një burim që formëson ekzistencën tonë.

Fragment nga libri

Qeniet njerëzore nuk janë as bisha dhe as engjëj, pasi të dyja janë në paqe me veten, ndërkohë që ne nuk jemi. Ne përbëjmë mospërshtatje ontologjike, nuk ndihemi rehat në këtë botë. Sipas pikëpamjes sime, ne sillemi vërdallë në çoroditjen tonë të mjerë, dhe ndërsa e bëjmë këtë, lëndojmë veten dhe ata që janë përreth nesh.

Duke u përpjekur për t’u shkëputur nga gjendja jonë, për të gjetur diçka të qëndrueshme ku të mbështetemi dhe për ta fituar këtë qëndrueshmëri për të cilën kemi nevojë, ne kërkojmë të zotërojmë veten dhe të tjerët, t’i vëmë nën kontroll gjërat, por duke e bërë këtë, në mënyrë të pashmangshme vetëm sa i përkeqësojmë ato.

CHF 11.90

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Mjekesia e te derguarit alejhi selam e1507142770578 1024x1007

Mjekësia e të Dërguarit alejhi selam

CHF 27.90
Mjekohuni o rober te Allahut 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekohuni o robër të Allahut…

CHF 8.00
Mjekimi iz emres dhe i shpirtit 1014x1024

Mjekimi i zemrës dhe i shpirtit

CHF 24.90
Mjekesia e Muhamedit a.s. 1014x1024
Nuk ka stok

Mjekësia e Muhamedit a.s.

CHF 9.50
Islami dhe mjekesia per jete te shendosh 1014x1024
Nuk ka stok

Islami dhe mjekësia për jetë të shëndosh

CHF 9.90
Kurani komplet ne gjuhen shqipe mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet në gjuhën shqipe, mp3

CHF 10.00
Kurani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed mp3 1014x1024 1
Nuk ka stok

Kur’ani komplet i recituar nga Abdulbasit Abdulsamed, mp3

CHF 10.00
E bija e hoxhes fotomodele 1014x1024

E bija e Hoxhës Fotomodele

CHF 9.90
Tortura Kineze

Tortura Kineze

CHF 9.50
Si mundet te na lendonit 1 scaled

Si mundët të na lëndonit

CHF 14.90