Vaj Sesami – Sesam Oil 125 ml

Vaji i Susamit ose ndryshe Mbreti i Vajrave është i njohur ndër shekuj për vetitë e tij kuruese, vaji i farave të susamit mund të përdoret me sukses për një mirëqenie të përgjithshme. Vlerësohet shumë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike e antiinflamatore. Si një antioksidant i fuqishëm, vaji i susamit neutralizon radikalet e lira, duke e detoksifikuar organizmin. I dobishëm për mirëfunksionimin e aparatit tretës, lubrifikues i mirë i artikulacioneve, dezinfektant për fytin dhe trajtues efikas i sinuzitit e gingiviteve, vaji i susamit duhet marrë në konsideratë si një aleat i mirë për shëndetin. I dobishëm për organizmin në përgjithësi, vaji i farave të susamit konsiderohet i mrekullueshëm për lëkurën në veçanti, prandaj është koha për ta bërë atë pjesë të rutinës së përditshme të kujdesit ndaj lëkurës. Duke qenë i pasur me antioksidantë, vaji i susamit pastron toksinat që nga shtresat e thella të lëkurës, parandalon rrudhat, puçrrat, trajton njollat e errëta dhe redukton rrezikun për kancer të lëkurës. Farat e susamit janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit aq thelbësor për rigjenerimin e indeve të dëmtuara.

Për vetitë dhe përdorimet më tipike të vajit të farave të susamit mund të lexoni në vazhdim:

Pastron lëkurën

Kur aplikohet në lëkurë, vaji i susamit lidh papastërtitë e tretshme në yndyra, të cilat largohen më tej duke e larë fytyrën me një sapun natyral e ujë të ngrohtë. Përzieni ½ filxhani (çaji) vaj susami me ½ filxhani uthull molle dhe ¼ filxhani ujë. Aplikojeni përzierjen çdo natë, pasi ta keni njomur fytyrën me ujë.

Shkëlqen lëkurën

Vaji i susamit është një “mik” i mirë për fytyrë rrezatuese. Ai ndihmon në tonifikimin e lëkurës, ruan fleksibilitetin e saj, duke e mbajtur lëkurën të butë e të lëmuar. Aplikoni vaj susami në fytyrë duke e masazhuar me kujdes. Pastaj bëni skrab (scrub) me sheqer te kuq. Lajeni fytyrën me sapunin natyral e ujë të ngrohtë dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë për të mbyllur poret.

Shëron dhe rigjeneron lëkurën

Aftësia shëruese e vajit të susamit i atribuohet vetive antiinflamatore, antibakteriale e antimykotike të tij, kurse aftësia regjenerues e tij lidhet me stimulimin e sintezës së kolagjenit. Vaji i susamit është efikas në trajtimin e infeksioneve mykotike si “këmba e atletit”, ndërsa për infeksionet vaginale përdoret i përzier me ujë të ngrohtë. Nëse aplikohet vazhdimisht, vaji i susamit ndihmon në shërimin e prerjeve të vogla dhe largimin e shenjave.

Ndihmon në parandalimin dhe shërimin e djegieve nga dielli

Aplikoni çdo ditë vajin e farave të susamit në lëkurë për ta mbrojtur atë nga veprimi dëmtues i rrezeve UV të diellit. Ky vaj shërben edhe si një barrierë natyrale për lëkurën ndaj papastërtive e tymrave në ajër. Pas ekspozimit në diell, vaji i susamit mund të përdoret me sukses për të trajtuar tharjen e lëkurës e të djegurat e saj, falë vetive të tij hidratuese e regjenerues.

Mbron lëkurën e bebeve

Skuqjet e irritimet në lëkurën e bebeve, veçanërisht në zonën e kontaktit me pelenat, mund të parandalohen e të mbahen nën kontroll nëpërmjet masazhit me vaj susami. Përveç kësaj, ky vaj parandalon edhe tharjen e tepërt të lëkurës, duke i mundësuar asaj hidratimin e ushqimin e duhur. Vaji i farave të susamit mund të përdoret edhe në fytyrë e zona të tjera, për ta mbrojtur bebin nga problemet e lëkurës. Duke e bërë këtë vaj pjesë të përkujdesjes ndaj bebit tuaj, ju i mundësoni atij gjumë të qetë e rritje të shëndetshme falë të gjitha të mira që i dhuron vaji i susamit.

Trajton thembrat e ashpra

Aplikoni vajin e susamit në thembra çdo natë para se të flini. Vishni çorape pambuku (kujdes njollat) dhe mbajini këmbët ashtu të lyera me vaj gjithë natën. Brenda pak kohësh nga përdorimi i vazhdueshëm i vajit të susamit, ju do të keni këmbë e thembra të buta.

 

Çmimi origjinal qe: CHF 12.00.Çmimi i tanishëm është: CHF 6.00.

S’ka stok

Produkte nga kategoria e njëjtë

Collagen

Krem zbardhues për lëkurën me kolagjen dhe ekstrakt qumështi orizi

CHF 7.90
Valera hair cream

Valera krem për flokë me rozmarinë

CHF 9.90
Valera
Valera

Maska me baltë VALERA me temjan

CHF 9.90
Kardiotonik Tonik i sistemit kardiovaskular 1
Nuk ka stok

Kardiotonik – Tonik i sistemit kardiovaskular

CHF 6.90
Molle me Kanelle – Apple Cinnamon 1
Nuk ka stok

Mollë me Kanellë – Apple Cinnamon

CHF 5.90
Caj i gjelbert – Camellia Theae 1
Nuk ka stok

Çaj i gjelbërt – Camellia Theae

CHF 4.90
Komplet prej 5 LibraveShehadeti Perse namazi Agjerimi Zekati Haxhi
Nuk ka stok

Komplet prej 5 Librave: Shehadeti, Përse namazi, Agjërimi, Zekati, Haxhi

CHF 20.00
ROUSHUN Antioxidant BEAUTY krem Vitamina C E dhe Green Tea 75 g e1572551233957
Nuk ka stok

ROUSHUN Antioxidant BEAUTY krem Vitamina C, E dhe Green Tea 75g

CHF 5.90
ROUSHUN Mbrojtje nga semundjet e vogla te lekures VITAMIN E Krem Skin 75g
Nuk ka stok

ROUSHUN Mbrojtje nga sëmundjet e vogla të lëkurës VITAMIN E Krem Skin 75g

CHF 5.90
Lady Diana krem per ftyre nga fara e zeze
Nuk ka stok

Lady Diana krem për ftyrë nga fara e zezë

CHF 7.90
ROUSHUN Natyrore Vaj kokosit Bukuri Krem 75 gm 1
Nuk ka stok

ROUSHUN Natyrore Vaj kokosit Bukuri Krem 75 gm

CHF 5.90
Roushun natyrore Avokado Peme Caji dhe Krem i Detit te Vdekur 75 g e1572551282579
Nuk ka stok

Roushun natyrore Avokado, Pemë Çaji dhe Krem i Detit të Vdekur 75g

CHF 5.90
Roushun krem bukuri kolagjenit
Nuk ka stok

Roushun krem bukuri kolagjenit

CHF 5.90
Vendmbajtëse

Rrëshirë e farës së zezë dhe vaji i farës së zezë për muskuj

CHF 7.90
Krem per depilim e1572551581425 1
Nuk ka stok

Krem për depilim

CHF 7.90
Kapsula soft me hudher majdanoz dhe limon 1
Nuk ka stok

Kapsula soft me hudhër, majdanoz dhe limon

CHF 11.90