100 Pyetje dhe përgjigje për shërimin e Sihrit
CHF29.90
Secila kohë ka karakteristikat e saj, ndërsa e veçori e kohës sot është nevoja e natyrshme e njeriut për fenë, e cila nga devijimi zëvendësohet me bestytni. Për këtë arsye jemi pa ambicie – dhe theksojmë bestytninë – që futet në jetë – shkatërron psikën e njeriut – duke futurë frikë – dhembje dhe pasiguri. Njeriu modern në kohët e sotme gjithnjë e më shumë bie në kriza jetësore. Gjithçka i është bërë krizë: koha, hapësira e jetës, shpirti, intelig jenca, komunikimi… Njeriu “vërtetë” jeton vetëm atje ku dominon anan teknike, ana e tij shpirtërore është harruar, nuk ekziston, për ç’arsye edhe përjeton thyerje të mëdha jetësore të shpirtit.
Titulli: 100 Pyetje dhe përgjigje për shërimin e Sihrit
Përzgjodhi dhe përshtati: Zekirja Abdullahu
Për botuesi: Zekirja Abdullahu
Redaktor: Skender Umeri, Teolog
Redaktuara gjuhësore: Zahir Abdullahu – Bërqeci
Dizajni Grafik: Qendrim Ahmeti
Shtypi: “Star Print”
Botues: Sh. B. Drita e jetës – Gjilan
Secila kohë ka karakteristikat e saj, ndërsa e veçori e kohës sot është nevoja e natyrshme e njeriut për fenë, e cila nga devijimi zëvendësohet me bestytni. Për këtë arsye jemi pa ambicie – dhe theksojmë bestytninë – që futet në jetë – shkatërron psikën e njeriut – duke futurë frikë – dhembje dhe pasiguri. Njeriu modern në kohët e sotme gjithnjë e më shumë bie në kriza jetësore. Gjithçka i është bërë krizë: koha, hapësira e jetës, shpirti, intelig jenca, komunikimi… Njeriu “vërtetë” jeton vetëm atje ku dominon anan teknike, ana e tij shpirtërore është harruar, nuk ekziston, për ç’arsye edhe përjeton thyerje të mëdha jetësore të shpirtit.
Për botën islame rëndësi të veçantë ka gjithsesi Kur’ani, fjala e Allahut, që drejtëpërdrejtë ka të bëj me Pejgamberin e Allahut Muhammedin (s.a.v.s) urtësinë dhe bukurinë, që pasqyrohen në thëniet e Kur’anit, kanë dëshmuar në shumë raste të jetës vlerën e tyre, prandaj sipas ligjeve të lashta të shkencës për shkrimet dhe hajmalitë kanë hyrë edhe thëniet nga Kur’ani në kuadër të besi meve për fuqitë misterioze. Pas dëshmimit për vërtetësinë e fjalës së Allahut, bota myslimane ka filluar të shkruaj hajmali, që pëmba jnë thënie kur’anore, dhe me ndihmën e tyre të shërohet nga sëmundje të ndryshme shpirtërore dhe telashe të tjera.
Allahu Lavdiplotë e ka zbritur Kur’anin e madh si ilaç për besim tarët, gjë që veç tjerash e bëjnë me dije edhe ajetet vijuese:
“Në Kur’an Ne e shpallëm atë që është llaç dhe Mëshirë për besi mtarët, kurse jobesimtarëve Kur’ani vetëm ua shton shkatërrimin.”. (Sureja el-Isra, 82.). “O njerëz, nga Zoti juaj ju erdhi këshilla dhe ilaç për atë që gjen det në gjoksin tuaj, edhe Rrugë të drejtë dhe mëshirë për besim tarët.” (Sureja Junus, 57).
PSE SHKRUAJMË PËR SIHRIN?
Sihri është formë e kufizuar apo efikase e magjisë, e quajtur fanitje apo magji, shtrembërim i diçkaje që devijon nga natyra e vërtetë dhe forma e saj, drejt diçkaje që është e panatyrshme apo vetëm provizore. Esenca e sihrit është paraqitja e ndonje fenomeni në formë të rrejshme nga ajo që vërtetë është, paraqiye e të së pavërtetës si e vërtetë me qëllim që të shkaktohet rrëmujë. Ka ndikim në zemër dhe trup, dhe si pasojë paraqiten sëmundje të ndryshme, vrasje dhe divorce apo bashkime të bashkëshortëve.
“Dhe e pasojnë atë që e predikonin shejtanët për sundimin e Sulejmanit. Ndërsa Sulejmani nuk ishte jobesimtar, shejtanët janë jobesimtarë duke ua mësuar njerëzve magjinë dhe atë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni, Harutit dhe Marutit, ndërsa ata dy nuk ia mësonin këtë askujt gjersa nuk i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë! Mos u bën jobesimtar!” Dhe prej atyre dje mësonin atë me çka ndanin burrin prej gruas së tij. Kurse me këta ata nuk i bënë dëm askujt, pos me lejen e Allahut! Mësonin atë që u sillte të këqija dhe me çka nuk do të përfitonin, ndonëse e dinin se për atë që u ngatërrua në magji nuk ka kurrfarë hise në Botën tjetër. Sa e pështirë është për çka e shitën veten, vetëm sikur ta dinin!”(El-Bekare, 102)
Kjo është një nga ato tema për të cilat rrallë te ne shkruhet, veçanërisht nga aspekti shkencor dhe mjekësor, e praktikisht është shumë e pranishme mes popullatës sonë. Raste të sihrit janë të pranishme edhe në jetët tona të përditshme, ndërsa efektet e tij janë përplot të këqija dhe fatkeqësi, jo rrallë janë fat i miqve tanë, fqinjëve, bile edhe vetë neve.
Çdo ditë kemi rastin të dëgjojmë këto fjali ogurzeza: “po më mbarojnë nervat…” “e kam lënë anash familjen, obligimet bashkëshortore…”,”në asgjë më nuk shoh kuptim dhe bukuri…”,”nuk mund ta kontrolloj trupin tim…”,”shtëpia po më vret…”,”martesa po më shkatërrohet…”,”më vjen ta mbys vetën…”,”vazhdimisht grindemi…” etj.
Këto fjalë pjesërisht zbulojnë boshllëkun, mjerimin dhe dëshpërimin e atyre që kërkojnë ilaç. Populli ynë vuan shpirtërisht. Këtë e dëshmojnë kontaktet e përditshme me njerëz. Shumë do ta vërejnë që te ne, por edhe në botë, kurrë nuk ka pasur më shumë sihr se sa sot. Vendbanime të tëra thjeshtë janë kontaminuar me akte sihri. Pasojat janë të dukshme dhe manifestohen me një numër enorm të krimeve, vetëvrasjeve, divorceve, çrregullimeve shpirtërore, sëmundjeve psikike, përhapjes së alkoolizmit dhe narkomanisë, grindjeve të përditshme, kontesteve gjyqësore.
Njerëzit kërkojnë shpëtim, derisa mjekësia zyrtare ende nuk mund të ofroj shtegdalje nga këto situate tragjike nëpër të cilat po kalojnë shumë individ. Për këtë arsye njerëzit duke kërkuar zgjidhje u drejtohen edhe atyre që nuk do të duhej. Një numër i madh u drejtohet kuazishkruesve të shkresave të ndryshme të pakuptimta (sihirbazëve) me qëllim që të çlirohen nga sihri dhe magjitë e tjera për ta kthyer shëndetin, paqen, dashurinë dhe harmoninë në shtëpi. Numer i vogël drejtohet në vend të duhur mjekëve të vërtetë dhe të sinqertë me Libër të Allahut. Populli nuk është edhe aq shumë fajtor, sepse ata as nuk bëjnë dallim mes së vërtetës dhe së rrejshmes. Ata duhet të udhëzohen prej atyre që nuk e dinë mënyrën e duhur të sherimi nuk e praktikojnë nga shkaqet e njohura.
Gjithçka është shndërruar në biznes. Ky nuk është problem i madh, sa është problem që këta biznesmenë për bashkëpunëtorët tyre më të afërt kanë angazhuar qenie të cilat nuk i sheh askush. Ndërsa që janë të pranishëm kudo rreth nesh. Bashkëpunimi është në nivel ndërsa motivi i vetëm i punës së tyre eshte interesi. Ai i cili “shëron” me ndihmën e “miqve” xhinë interes i ka vetëm paratë, respektivisht përfitimin material. Xhinin ka interes t’i shkaktoj dhembje njeriut por ai këtë nuk mund ta bej vetë dhe pa ndihmën e njeriut nga kjo botë.
Bota e xhinëve dhe shejtanëve është botë paralele me tonën, ekziston dhe ka fuqi ta kuptoj vullnetin e lirë si edhe njeriu. Janë të obliguar të kryejnë detyra sikur edhe njerëzit. Janë jashtë shqisave njerëzore, nuk mund të shihen në formën e tyre reale. Por kanë mundësi të shndërrohen në shtazë. Për veprat e tyre në Ditën e gjakimit do të japin llogari.
Pasojë e veprimit të tyre në njerëz janë grindjet mes bashkëshortëve, sëmundjet e ndryshme, vështirësitë dhe trazirat, gjendjet e rënda psikike, bile edhe çmenduria. Artikujt të cilët ua ofrojmë, lexues të nderuar janë një formë kontributi për ta kuptuar drejtë këtë çështje, formë e luftës kundër këtyre sihirbazëve të këqinj, sihrit dhe ilaç kundër sëmundjeve të përmendura. Zot, në Ty mbështetemi dhe nga Ti kërkojmë mbrojtje.