POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Hazreti Hasani dhe Hysejni, nipat e Muhamedit s.a.v.s.

CHF7.90

S’ka stok

Lexues të nderuar në këtë libër do të keni mundësi të kuptoni mundin e autorit për paraqitjen objektive të fakteve, interpretimin e mendimeve të ndryshme dhe përcaktimin për ato që ishin të bazuara në burime autentike dhe historike. Ky nuk hamendet të shkruaj për këtë temë për dallim prej disa autorëve sunitë të cilët i ikin hapjes së temës për ehli-bejtin, Aliun dhe nipat e Pejgamberit, a.s.

Category:

Titulli: Hazreti Hasani dhe Hysejni, nipat e Muhamedit s.a.v.s.
Autor: Muhammed Rida
Titulli i origjinalit: El-Hasanu Vel-Husejn-sibta resulil-lahi s.a.v.s.
Përktheu: Dr. Selim Sylejmani
Përgaditja kompjuterike: Mr. Fahrudin Ismaili
Për botuesin: Muamer Murati
Redaktor: Zekirja Abdullahu
Korrektor: Sulejman F. Aliu
Lektor: Sulejman F. Aliu
Botues: Libraria Ebu Hanife – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Lexues të nderuar në këtë libër do të keni mundësi të kuptoni mundin e autorit për paraqitjen objektive të fakteve, interpretimin e mendimeve të ndryshme dhe përcaktimin për ato që ishin të bazuara në burime autentike dhe historike. Ky nuk hamendet të shkruaj për këtë temë për dallim prej disa autorëve sunitë të cilët i ikin hapjes së temës për ehli-bejtin, Aliun dhe nipat e Pejgamberit, a.s.

Autori Muhammed Rida në këtë vepër përkujton imam Shafiun, kur ky i inkriminuar në pallatin e halifit se po anonte kah ehli bejti, recitoi vargjet e njohura:
“Nëse dashuria ndaj familjes së Pejgamberit supozohet rafidizëm (largim nga besimi), le të dëshmojnë dy botërat: e xhinëve dhe njerëzve, se jam rafidit.”

Secili mysliman duhet ushqejë dhe kultivojë dashuri ndaj “ehlibejtit”. Për këtë flitet edhe në Kur’an dhe në Sunet.

Allahu, xh.sh., thotë: “Thuaj: unë nuk kërkoj kurrfarë dhurate nga ju veç dashurisë ndaj familjes sime.”

Për Hasanin dhe Hysejnin Pejgamberi, a.s., ka thënë:”Këta janë dy bijtë e mi, bijtë e bijës sime; `0 Zoti im unë i dua, të lus që edhe Ti t’i duash dhe duaje secilin që i donë ata.”‘

Muhammed Rida është shkrimtar egjiptian dhe është autor idisa veprave nga historia islame. Një pjesë të madhe të kohës së vet Rida ia ka kushtuar punës nëpër biblioteka. Funksioni i sekretarit gjeneral të bibliotekave Universitare i ka mundësuar depërtimin në të gjitha veprat klasike kapitale dhe historike.

Kategoritë

Hazreti Hasani dhe Hysejni, nipat e Muhamedit s.a.v.s.

CHF7.90