30 Mësime për agjëruesit
CHF9.90
Ramazani është muaji më i bukur dhe ditët e tij janë ditët më të bekuara, ai qortohet nga të devotshmit për mungesën e tij. Vjen pas një mungese të gjatë dhe kalon pas një prezence të shkurtër. ‘’O agjërues që ke braktisur ushqimin tend! Nga dashuria jote për Krijuesin. Përgëzoje veten në Ditën e Gjykimit! Me mëshirën që do të vijë për agjërimin.’’
Titulli: 30 Mësime për agjëruesit
Autor: Dr. Aid El-Karni
Përktheu: Mr. Artan Musliu
Recensoi: Hasan Baftijari
Lektor: Namir Lapardhaja
Faqosja: Furkan ISM
Kopertina: Jusuf Saliu
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Furkan ISM – Shkup
Ramazani është muaji më i bukur dhe ditët e tij janë ditët më të bekuara, ai qortohet nga të devotshmit për mungesën e tij. Vjen pas një mungese të gjatë dhe kalon pas një prezence të shkurtër. ‘’O agjërues që ke braktisur ushqimin tend! Nga dashuria jote për Krijuesin. Përgëzoje veten në Ditën e Gjykimit! Me mëshirën që do të vijë për agjërimin.’’
Padyshim, fjala më vërtetë është ajo e Zotit, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit Muhamed [paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të].
Muaji Ramazanit si një mysafir i begatshëm vetëm se i është afruar dyerve të besimtarëve dhe është gati të troket, mirëpo ky muaj, ky mysafir është kureshtar të dijë se me çfarë disponimi e presin besimtarët. A janë përmalluar për të?, A janë të gëzuar me ardhjen e tij?, A janë të kënaqur me atë që sjellë ky muaj?
Ajo që është e vërtetë se besimtarët mysliman, në mbarë botë e kanë dëshmuar se e duan muajin e Ramazanit dhe adhurimet në të si agjërimin, lutjet e natës, leximin e Kur’anit, dhënia e lëmoshës dhe shumë vepra të tjera.