40 hadithe të Muhamedit alejhi selam me komentim të emërtuara Harabeli
CHF6.00
Autori i kësaj vepre, Muhamed b. Ebi Bekër, All-Ilahu e mëshiroftë, këto 40 hadithe i ka komentuar me tregime dhe ngjarje të përshtatshme nga jeta e njerëzve. Tregimet nuk kanë mbështetje në Kur’an dhe hadithe, por qëllimi i tyre është edukues. Një vaiz në ligjëratën e tij së pari bëri një hyrje në temë, pastaj e shtjelloi temën e ligjërimit. Po sikur ligjëruesi në mbarim të kësaj ligjërate të tregon një hiqaje – rrëfim të përshtatshëm ose anekdotë nga jeta, në atë rast dëgjuesi e mban mend rrëfimin ose anekdotën, e cila ia përkujton ligjëratën dhe vaizin.
Titulli: 40 hadithe të Muhamedit alejhi selam me komentim të emërtuara Harabeli
Komentoi: Muhamed b. Ebi Bekër
Titulli i origjinalit: Hadithu erbein sherhi usfuri
Përktheu nga arabishtja: H. Shemsudin Kavazoviq
Redaktor: Hamdi Iljazi
Lektor: Elez Ismaili
Përktheu nga boshnjakishtja: Ejup Mazllami
Botoi: Brezi i ri
Falënderimi qoftë për All-llahun e Madhëruar i cili na drejtoi në rrugë të drejtë. Salavatet dhe selamet qofshin për të Dërguarin, Muhammedin a.s., dëshmitarin dhe bartësin e lajmeve të mira, për atë që tërheq vërejtjen dhe udhëzon të besohet në All-llahun dhe të Dërguarin e Tij. Salavatet dhe selamet qofshin për familjen e tij të nderuar dhe për as’habët të cilët në çastet më të vështira ndihmuan edhe moralisht edhe materialisht, duke mos kursyer as jetën e tyre, në përhapjen e të vërtetës së All-Ilahut, fesë sublime – dini Islamit.
Autori i kësaj vepre, Muhamed b. Ebi Bekër, All-Ilahu e mëshiroftë, këto 40 hadithe i ka komentuar me tregime dhe ngjarje të përshtatshme nga jeta e njerëzve. Tregimet nuk kanë mbështetje në Kur’an dhe hadithe, por qëllimi i tyre është edukues. Një vaiz në ligjëratën e tij së pari bëri një hyrje në temë, pastaj e shtjelloi temën e ligjërimit. Po sikur ligjëruesi në mbarim të kësaj ligjërate të tregon një hiqaje – rrëfim të përshtatshëm ose anekdotë nga jeta, në atë rast dëgjuesi e mban mend rrëfimin ose anekdotën, e cila ia përkujton ligjëratën dhe vaizin.
Hiqaja ose anekdota është, siç ka thënë dikush, si një vrimë e çelësit nëpër të cilën shihet shumë më shumë se sa nëpër derën e hapur.
Komponenti që dominon në këtë vepër është forcimi shpirtëror i lexuesit, duke theksuar autori raportet: dynja-ahiret, varfëri-pasuri, ndershmëri-pandershmëri, bujari- koprraci, drejtësi – padrejtësi, e të ngjashme.