Adhurimi në Islam
CHF16.90
Adhurimi nuk është një çështje dytësore në jetë. Në të vërtetë ai është parimi i parë, për të cilin All-llahu i Madhërishëm zbriti librat hyjnorë dhe dërgoi profetët me qëllim që t’i ftojë njerëzit drejt Tij dhe për t’i i Tij dhe për t’i përkujtuar, nëse harrojnë apo devijojnë.
Titulli: Adhurimi në Islam
Titulli i origjinalit: El Ibaadetu fil Islami
Autor: Dr. Jusuf Kardavi
Përkthyes: Nasuf Hoxha
Redaktor gjuhësor: Englatin Kurti
Korrektor: Agim Abazi
Faqosja & kopertina: Jusuf Saliu
Faqe: 340
Shtypi: Furkan Print – Shkup
Botues: Sh.B. Furkan ISM
Adhurimi nuk është një çështje dytësore në jetë. Në të vërtetë ai është parimi i parë, për të cilin All-llahu i Madhërishëm zbriti librat hyjnorë dhe dërgoi profetët me qëllim që t’i ftojë njerëzit drejt Tij dhe për t’i i Tij dhe për t’i përkujtuar, nëse harrojnë apo devijojnë.
Për këtë arsye All-llahu i Madhërishëm Madhërishëm iu drejtua profetit të Tij duke i thënë: “Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: Nuk ka tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!” (El-Enbija: 25)
All-llahu i Madhërishëm e përforcoi këtë realitet edhe me përmbylljen e shpalljeve, me Kur’anin famëlartë, me përmbylljen e mesazhit me anë të Islamit dhe të profecive me anë të Muhammedit (sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem). Këtë gjë Ai e shpalli në librin e Tij të përjetshëm, në të cilin thuhet, se qëllimi i krijimit të njerëzve është, që të njohin Zotin e tyre dhe ta adhurojnë atë.
Ky është edhe sekreti i krijimit të këtyre krijesave që flasin, mendojnë dhe dëshirojnë: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, por vetëm që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as nuk dëshiroj të më ushqejnë ata.” (Edh-Dharijat: 56-57)