Aforizma, mendimi pozitiv në jetë
CHF14.90
Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë i kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.
Titulli: Aforizma, mendimi pozitiv në jetë
Autor: Daut Demaku
Redaktor gjuhësor: Sylejman Dërmaku
Kopertina: Faton Bajgora
Botues: Botime Artini
Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë i kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.
Merri thëniet prej këtij libri, prej kësaj tufe, lexoji për vete, por edhe përdori në njërën prej këtyre mënyrave: kur të duash t’ia dërgosh ndokujt ndonjë dhuratë për ditëlindje, për fejesë, për martesë, për lindje të fëmijës apo për cilindo rast, atëherë përshkruaje një thënie apo disa sosh dhe, natyrisht, duke i zgjedhur me kujdes ato që i përgjigjen momentit festiv, bashkë me ndonjë dhuratë modeste – dërgoja të përshkruara.