POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri

CHF14.90

1 stok

Libri synon të ofrojë njohuri të reja për rrethanat politike e ushtarake të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve të Pazarit të Ri gjatë pjesës së parë të shek. XX. Vepra vjen në një kohë kur, më shumë se kurrë më parë, e ndiejmë si detyrim nevojën për t’ua sjellë lexuesve figurat emblematike të cilët në periudha të rëndësishme të historisë luajtën rol të rëndësishëm në rezistencën ushtarake kundër dhunuesve të ndryshëm të lirisë sonë.

Titulli: Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri
Autor: Ismet Azizi
Përktheu nga Anglishtja: Bujar M. Hoxha
Botues: Logos – A
Biblioteka: Lexo
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktorë: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti
Redaktorë gjuhësor: Fazli Hajrizi
Redaktor artistik dhe dizajni: Edib Agagjyshi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup
Shtypi: Focus Print – Shkup

Libri synon të ofrojë njohuri të reja për rrethanat politike e ushtarake të shqiptarëve, por edhe të boshnjakëve të Pazarit të Ri gjatë pjesës së parë të shek. XX. Vepra vjen në një kohë kur, më shumë se kurrë më parë, e ndiejmë si detyrim nevojën për t’ua sjellë lexuesve figurat emblematike të cilët në periudha të rëndësishme të historisë luajtën rol të rëndësishëm në rezistencën ushtarake kundër dhunuesve të ndryshëm të lirisë sonë.

Materiali i prezantuar në këtë libër është ndarë në kapituj dhe janë radhitur sipas një koncepti kronologjik dhe në planin tematik: ”Sanxhaku i Pazarit të Ri në fokusin e historisë”, në të cilin janë trajtuar me mjaftë kompetencë të gjitha aspektet historike, gjeografike, politike, diplomatike, si dhe çështje ushtarake dhe luftërat ballkanike në Sanxhak deri në Luftën e Parë Botërore. Pastaj është trajtesa ”Aqif Blyta dhe origjina e tij familjare”, ku flitet për gjenezën familjare, shkollimin, veprimtarinë ushtarake dhe patriotike, deri në vitin 1945, kur bëhet ekzekutimi i tij nga forcat partizane të ardhura në pushtet. Temë e trajtuar me kujdes është: ”Sanxhaku në mes dy luftërave botërore”, kohë kur janë zhvilluar kryesisht ngjarje me rëndësi të madhe historike, për ta trajtuar e hulumtuar si temë me vete: ”Lufta e Dytë Botërore dhe roli i Aqif Blytës në mbrojtjen e Pazarit të Ri”, dhe shumë tema të tjera.

Libri është i pajisur me dokumente, faksimile, fotografi, harta të kohës, duke dhënë edhe shënime për burimet, literaturën e përdorur dhe treguesin e emrave, të cila janë parë e hulumtuar nga këndvështrime të shumta, prandaj këtë studim me rëndësi të veçantë e ka bërë vepër me qasje specifike të atyre zhvillimeve.

Pa dyshim, ky studim i Ismet Azizit, është një nismë, është një fillim i mirë që përçon mesazhe të mira sipas maksimës “Më mirë vonë, se sa kurrë”. Andaj autori me këtë libër, shkencës së historiografisë dhe lexuesit iu ka dhuruar një libër i cili bënë fjalë jo vetëm për “Aqif Blytën: Kolosin e Pazarit të Ri”, por edhe për përpjekjet dhe luftërat, e shumta të cilat e kanë mbrojtur Sanxhakun, Sjenicën, Tutinin e Peshterin, nga shfarosjet e shumta me përmasa të gjenocidit etnik. Libri tejmase do të iu shërbejë historianëve, publicistëve si dhe atyre që duan të njihen me tematikën që ka shtruar autori.

Kategoritë

Aqif Blyta Kolosi i Pazarit të Ri

CHF14.90

Add to Cart