Bargjanë – Equisetum Arvense
CHF1.45CHF2.90 (-50%)
Bargjana ndihmon formimin e leukociteve dhe si pasojë nxit proceset natyrore të shërimit të sëmundjeve ngjtëse. Duke u nisur nga këto veti Bargjana mund të përdoret për sëmundjet e veshkëve dhe fshikëzës së urinës, në disa sëmundje të zemrës që lidhen me mbajtjen e ujit në organizëm. Bargjana në kombinim me Shërbelen jep një rezultat të madh kur përdoret për gargarë në pezmatimet e bajameve dhe shpërlarjen e gojës.

Dobitë:
Është bimë e pazëvendsueshme që përdoret ndaj problemeve të tëmthit dhe veshkëve, problemet e gurëve dhe rërës. Është ilaç shumë i rëndësishëm për veshkët. Përdoret ndaj infeksioneve të veshkëve dhe rrugëve urinare. Forcon eshtrat, muskujtë i bën më të fuqishëm. Rritë sasinë e qelizave të bardha të gjakut, nxit urinimin. Përdoret në të gjitha sëmundjet e lëkurës, në varrat të cilat mbyllen me vonesë.
Metoda për përdorim:
Në 1 gotë ( 200 ml ) ujë të vluar hidhet 1 lugë e mesme Bargjanë, gota mbyllet me kapak dhe lihet në qetësi 15 – 20 minuta, pastaj kullohet dhe pihen 3 – 4 gota të përgaditura taze, duke filluar në mëngjes pa ngrënë asgjë ose në mes të ngrënjeve. Kujdes gjatë përdorimit kure duhet të pihen minimun 3 litra ujë gjatë ditës.
Për problemet e lëkurës, plagëve, reumatizmit, prishja e qarkullimit të gjakut, edema përdoret në formë banjoje.
Forma Banjoje e përdorimit:
Në 3 – 4 litra ujë të sapovluar hidhen 25 gram Bargjanë dhe lihet të qëndrojë 1 orë, pastaj uji kullohet dhe hidhet në vaskë të mbushur me ujë të voktë, qëndrimi në vaskë zgjatë 15 – 20 minuta, mbas banjos duhet të mbështillet me peshqir dhe patjetër duhet të shtrihet në shtratë të ngrohtë dhe të pushojë për 1 orë.