Besimi i drejtë
CHF8.90
Muslimani duhet ta jetësojë formën e vërtetë dhe të drejtë të besimit islam, të cilën e ka trasuar Muhamedi a.s. dhe për këtë e ka porositur ymtin e vet. Ndërsa, imazhin e vërtetë të besimit islam, sipas predikimit të Resulullahut a.s. dhe shokëve të tij, e kanë trasuar Ehlus-sunneti vel xhemati – ndjekësit e Synetit dhe të bashkësisë.
Titulli: Besimi i drejtë
Autorë: Orhan Bislimaj
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovės
Shtëpia botuese: Dituria Islame
Biblioteka: Akaid
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Redaktor: Kasim Gërguri
Recensent: Sabri Bajgora
Lektor: Mr. Ferid Selimi
Kopërtina: Bashkim Mehani
Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “KOHA” – Prishtinë
Muslimani duhet ta jetësojë formën e vërtetë dhe të drejtë të besimit islam, të cilën e ka trasuar Muhamedi a.s. dhe për këtë e ka porositur ymtin e vet. Ndërsa, imazhin e vërtetë të besimit islam, sipas predikimit të Resulullahut a.s. dhe shokëve të tij, e kanë trasuar Ehlus-sunneti vel xhemati – ndjekësit e Synetit dhe të bashkësisë.
i el Prandaj, ky libër që tanimë e keni në duar, pikërisht flet për Ehlus-sunnetin vel xhematin.
Libri ndahet në dy pjesë:
Në pjesën e parë, parashtrohet etnogjeneza e ehlu’s-sun netit ve’l-xhematit, duke filluar që nga koha e Pejgamberit a.s.. Aty flitet për grupet që bëjnë pjesë në ehlu’s-sunneti ve’l-xhemati, pastaj për perspektivën e ehlu’s-sunnetit ve’l xhematit në hapat e ardhshëm, etj.. Vlen të theksohet se në këtë pikë, autori ka bërë një studim interesant. Shpjegimet e tij në lidhje me realitetin e ehlu’s-sunneti ve’l-xhematit, me të vërtetë ofrojnë një qasje origjinale, që ka vlerë dhe rëndësi shkencore, e veçmas për shkencën e akaidit.
Ndërsa në pjesën e dytë, kryesisht parashtrohen parimet e besimit të ehlus-sunnetit vel xhematit, sipas rrugës së Pejgamberit a.s. dhe të shokëve të tij. Parashtrimi i parimeve është bërë në formë të aksiomave, duke i shoqëruar me shpjegime plotësuese në poshtëshënim.
Kjo formë e përmbledhjes së parimeve të besimit islam, ndihmon shumë në aplikimin e planprogramit nga sfera e akaidit (lëndës mbi besimin islam) gjatë studimit me studentë dhe studiues. Praktikisht çdo pikë e renditur në këtë libër është një orë mësimi, të cilën profesori – imami ua shpjegon vijuesve të mësimbesimit. Aq më tepër, kur përmbledhja e këtyre parimeve, po edhe formulimi i tyre, ka rezultuar pas studimi të thellë e të saktë, prej burimeve bazë të fese Islame, në të cilat nuk kemi asnjë dyshim.