Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik

CHF8.90

3 stok

Dijetari i nderuar, dr. Ahmed ibn Abdurrahman el Kadi vjen me një libër të ri, i cili i shtohet bibliotekës islame.Ky libër trajton në mënyrë të përmbledhur çështjen e doktrinës islame, ndaj e ka emërtuar “BESIMI I THJESHTËSUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)”.

Titulli: Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik
Titulli i origjinalit: El akidetul mujeserah min el kitabil aziz ues sunetil mutsberah
Autor: Dr. Ahmed ibn Abdurrahman El-Kadi
Përktheu nga arabishtja: Burim Koçinaj
Redaktor fetar: Bledar Haxhiu
Redaktor gjuhësor: Jeton Koqinaj
Ballina: Fatlum Zeka
Formati: A5
Faqe: 165
Botues: Sh. B. Fjala e bukur

Dijetari i nderuar, dr. Ahmed ibn Abdurrahman el Kadi vjen me një libër të ri, i cili i shtohet bibliotekës islame.Ky libër trajton në mënyrë të përmbledhur çështjen e doktrinës islame, ndaj e ka emërtuar “BESIMI I THJESHTËSUAR (Bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik)”.

Autori është përpjekur të përmendë çështjet kryesore të doktrinës, duke u munduar që të jetë sa më i përmbledhur dhe sa më i thjeshtë për lexuesin, duke u mbështetur kryesisht në dy burimet e pastra dhe të pakontestueshme: Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër, burime këto në të cilat ai që kapet, është i shpëtuar. Librat rreth doktrinës islame janë të shumtë dhe me qasje të ndryshme, megjithatë edhe ky libër ka karakteristikat e veta, të cilat shpresojmë se do të shërbejnë për zgjerimin dhe rrënjosjen e dijeve, sidomos në lidhje me doktrinën, gjë e cila është një nga çështjet më të rëndësishme dhe më të rrezikshme.

Shpresojmë që ky kontribut të jetë i vlefshëm dhe në shërbim të lexuesve shqipfolës dhe që Allahu ta shpërblejë autorin dhe ata që janë përpjekur për ta sjellë pranë lexuesve tanë.

Kategoritë

Besimi i thjeshtësuar, bazuar në Kuranin fisnik dhe Sunetin e pastër profetik