Biografia e Omer Ibn Abdulaziz
CHF29.90
Ky libër është pjesë nga libri “Ed-Devle el-emevije avamil el-izdihar ve tedaijat el-inhijar” (Shteti emevit, faktorët e lulëzimit dhe shkaqet e rrënimit), i cili ka për tematikë kohën e përmirësuesit të madh reformator, Omer ibn Abdulazizin.
Titulli: Biografia e Omer Ibn Abdulaziz
Titulli i origjinalit: Omer ibn Abdulaziz mealim et-texhdid ve el-islah er-rashid ala minhaxh en-nubuve
Autor: Dr.Ali Muhamed es Sallabi
Përktheu nga arabishtja: Ahad Durguti
Redaktor gjuhësor: Erion Sulo
Ballina Fatlum Zeka
Formati: B5
Faqe: 544
Botues: Sh. B. Fjala e bukur
Ky libër është pjesë nga libri “Ed-Devle el-emevije avamil el-izdihar ve tedaijat el-inhijar” (Shteti emevit, faktorët e lulëzimit dhe shkaqet e rrënimit), i cili ka për tematikë kohën e përmirësuesit të madh reformator, Omer ibn Abdulazizin.
Të shkruash për Omerin ibn Abdulazizit në kohën më të dhembshme për historinë e umetit, për përpjekjet e tij të mëdha, për ta rikthyer jetën nën gjykimin e Sheriatit dhe nën udhëheqjen e kalifatit të drejtë, të udhëhequr nga Kurani dhe Suneti, nuk është thjesht një tregim për një udhëheqës hero, por, shpreh qartë fuqinë e Islamit në vetvete, për t’u rikthyer dhe vazhduar udhëheqjen e jetës politike, legjislative dhe qytetare. Në fund të fundit, kjo rrjedh krejt natyrshëm kur kihen parasysh bazat dhe parimet të cilat janë të mishëruara në Islam .
Në këtë libër kam sqaruar se si sillej Omeri me njerëzit e tjerë, sa shumë ishte i preokupuar në përmirësimin e shoqërisë, duke ua përkujtuar njerëzve ahiretin. Ai dha mund të veçantë në përmirësimin e botëkuptimeve të gabuara dhe në ndërprerjen e fanatizmit klanor. Ai i çmonte njerëzit me vlera. I ndihmonte borxhlinjtë t’i shlyejnë borxhet e tyre. I lironte muslimanët e robëruar dhe nevojtarëve u jepte, duke i bërë kështu të pavarur ekonomikisht. Madje edhe mehrin ua paguante, atyre që kishin nevojë, prej arkës së shtetit. Pra, kishte një rol qenësorë në përafrimin e shtresave shoqërore.
Omer ibn Abdulazizi i doli zot detyrës së përmirësimit të njerëzimit, pas përmirësuesit më të madh të njerëzimit, Muhamedit s.a.v.s., ndoqi rrugën e tij s.a.v.s., dhe e vazhdoi trashëgimin e tij s.a.v.s. Kështu iu bashkëngjit karvanit të kalifëve të drejtë dhe dijetarëve të pastër të umetit. Sot, më shumë se kurrë, umeti ka nevojë të dijë për jetën e reformatorëve përmirësues, duke u nisur me të Dërguarin fisnik s.a.v.s. Kjo, ngase umeti, sot, është i goditur me plogështi, përçarje, dobësi dhe pamundësi.
Për të kuptuar se si ngrihet një shtet, cilat janë projektet të cilat kur gërshetohen stimulojnë ngritje të gjithëmbarshme shoqërore, patjetër duhet ta kuptojmë mirë librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij s.a.v.s., pastaj këto njohuri duhet t’i ndërlidhim me kuptimet e selefëve, të parëve tanë të mirë, sepse çështje të tilla janë të ndërthurura dhe shumë të komplikuara dhe nuk mund të kuptohen ndryshme, veçse në këtë mënyrë.