Biri im tashmë je i rritur

CHF5.00

S’ka stok

Dikur të gjithë ishim fëmijë dhe shpesh bënim pyetje te tilla si: “Kur do te rritemi?”, “Cili eshte dallimi ne mes te femijerise dhe burrerise?”, “Deri kur mund te konsiderohet dikush femije dhe kur e quajme ate te rritur?”

Category: Tags: , , ,

Titulli: Biri im tashmë je i rritur
Autor: Muhamed Duvejsh
Përkthyes: Driton Maxhuni
Redaktor fetar: Bahri Curri
Redaktor gjuhësor: Avni Avdiu
Kopertina: Besnik Kastrati
Boton: Fjala e bukur

Dikur të gjithë ishim fëmijë dhe shpesh bënim pyetje te tilla si:

“Kur do te rritemi?”, “Cili eshte dallimi ne mes te femijerise dhe burrerise?”, “Deri kur mund te konsiderohet dikush femije dhe kur e quajme ate te rritur?”

Puberteti shenon fazen e obligimeve fetare, dhe eshte fundi i femijerise e fillimi i burrerise. Kur njeriu arrin pubertetin, ai i le lamtumiren femijerise dhe qeshtjeve qe lidhen me te. Faza e pubertetit karakterizohet me ndryshime te nduarnduarta fizike, mendore dhe psikike. Keto ndryshime nuk ndodhin gjithmone ne te njejten kohe. Kjo faze karakterizohet me rritjen e dalluar te trupit, ndryshimin e zerit dhe me shenja tjera fizike.

Te gjitha keto ndodhin me nje qellim qe vetem Allahu e di. Kjo periudhe gjithashtu eshte deshmitare e ndryshimeve tjera ne te menduar dhe emocione. Te gjitha keto ndryshime e pergatisin njeriun qe te hyje ne nje faze te re dhe te filloje nje lloj tjeter te jetes. Kjo eshte keshtu, sepse Allahu i ka krijuar njerezit per ta adhuruar Ate. Ne kete faze djemte dhe vajzat perballen me nje bote te re dhe atyre zakonisht u vertiten shume pyetje ne koke.

Megjithate, pergjigjet e ketyre pyetjeve nuk eshte lehte te gjenden, sepse librat e specializuara qe trajtojne tema te tilla te ndjeshme si puberteti nga pikepamja fetare, jane te rralla. Per me teper, kur te femija mbizoteron turpi ai shpesh behet pengese per te parashtruar pyetje te kesaj natyre te ndjeshme. Per kete arsye, e kam shkruar kete liber duke shpresuar qe t’i njoftojme te rinjte me kete faze te pubertetit. Eshte paraqitur ne formen e dialogut ne mes te babait dhe te birit, per te theksuar rolin e rendesishem qe prinderit e luajne ne edukimin e femijeve, sidomos ne kete faze kalimtare.

Kategoritë

Biri im tashmë je i rritur

CHF5.00