Bombë në Legatën Sovjetike, Studim juridik dhe historik

CHF14.90

3 in stock

Botimi në gjuhën shqipe “Bombë në Ambasadën Sovjetike” i historianit Uran Butka, është një studim historiko-juridik për njërën nga masakrat më tipike të krimeve të regjimit komunist në Shqipëri.

Titulli: Bombë në Legatën Sovjetike, Studim juridik dhe historik
Autori: Uran Butka
Konsultent juridik: Prof. Skender Kaçupi
Redaktor: Uran Butka
Arti grafik: Kleida Maluka
Botues: Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”

Botimi në gjuhën shqipe “Bombë në Ambasadën Sovjetike” i historianit Uran Butka, është një studim historiko-juridik për njërën nga masakrat më tipike të krimeve të regjimit komunist në Shqipëri.

Masakra e natës së 26 shkurtit 1951 është njëherësh edhe masakra më kundërligjore dhe më me pa precedent në historinë e legjislacionit shqiptar dhe të huaj.

Së pari, sepse vendimi pér té realizuar kété masakér, u mor jo në sallën e gjyqit, por né Byroné Politike e PPSH, né mbledhjen e dates 20.02.1951, me pretektin e hedhjes të njé sasie té vogél dinamiti në oborrin e Ambasadës Sovjetike, që theu vetëm disa xhama né mbrémjen e datés 19.02.1951. Urgjentisht u mblodh kupola e partisé-shtet me në krye E.Hoxhën dhe me propozim té ministrit të Brendshëm, Mehmet Shehut, u vendos të merreshin masa të jashtëzakonshme represive “pa marrë parasysh ligjet në fuqi, të arrestoheshin menjëherë 100 ose 150 vetë, nga të cilët 10 ose 15 më të rëndësishmit, të pushkatoheshin pa gjyq. « Duhen vrarë njerës të tjerë për të mbajtur pushtetin » -tha Mehmet Shehu.

Së dyti, arrestimet që u ekzekutuan më datën 20-23 shkurt 1951, ishin jo vetëm politike, por edhe té paligjshme, sepse u kryen pa ndonjé urdhér-arresti té prokurorit dhe pa ndonjé vendim gjykate, vetém mbi listat e vdekjes, të parapërgatitura nga Sigurimi i Shtetit.

Së treti, nuk u bë ndaj tyre as hetuesi, as gjyq, as apelim, pra u shkelën dhe u anashkaluan të gjithë etapat e kodit civil e penal dhe viktimat u pushkatuan fshehtas në mesnatë në breg të lumit të Erzenit, që të zhdukej çdo gjurmë. Gjithashtu u bë një operacion masiv për internimin e familjeve të tyre në kampe pune dhe përqëndrimi..

Së katërti, meqenëse pushkatimi pa gjyq bëri bujë, brenda dhe jashtë vendit, nga që lidhej me incidentin në Ambasadën Sovjetike, Gjykata e Lartë, hartoi procesverbale fiktive, sikur ishte bërë gjyqi, mirëpo këto procesverbale të falsifikuara nuk u firmosën nga dy anëtarë të Gjykatës së Lartë, Hydai Beja dhe Nonda Papuli, të cilët refuzuan të firmosnin pasi gjyqi nuk ishte zhvilluar. Pra, kemi të bëjmë edhe me një falsifikim të dokumenteve gjyqësore, për të përligjur masakrën.

Të gjitha këto shkelje juridike dhe ekzekutive, nuk e mbuluan dhe nuk e fshehën dot masakrën e kryer pa gjyq dhe pa asnjë fajësi të provuar. Kështu u pushkatuan pa asnjë gjyq intelektualë të shquar nga gjithë trevat shqiptare, për të ngjallur terror dhe nënshtrim ndaj regjimit, por edhe për të përforcuar miqësinë me BS dhe vijën staliniste.

Kategoritë

Bombë në Legatën Sovjetike, Studim juridik dhe historik

CHF14.90

Add to cart