Çaji Ginseng

CHF2.45CHF4.90 (-50%)

Out of stock

Çaji Ginseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Nga emri tingëllon si diçka ekzotike që të sjell ndërmend geishat e bukura dhe luftëtarët samurai, por çaji xhingseng është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë.

Categories: ,

Çaji Ginseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Nga emri tingëllon si diçka ekzotike që të sjell ndërmend geishat e bukura dhe luftëtarët samurai, por çaji xhingseng është krenari e Kinës dhe jo e Japonisë.

Përtej debateve të origjinës, çaji ginseng është i njohur në të gjithë botën për vlerat e mëdha shëndetësore në frenimin e kancerit, luftën kundër obezitetit, përmirësimin e tretjes, fuqizimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shëndetit të trurit, luftën kundër astmës, lehtësimin nga problemet menstruale për femrat, artritit dhe shërimin e sëmundjeve seksuale.

Në Shqipëri ginseng ka një traditë përdorimi që nga periudha e pushtimit otoman. Duke qenë më pranë rrugëve detare të Azisë, otomanët e sollën edhe në vendin tonë ritin oriental të konsumimit të ginsengut, gjithmonë si një kurë mjekësore. Çaji i ginseng përdoret edhe i ftohtë duke e bërë një nga llojet që konsumohet në çdo stinë. Vlerat e ginsengut janë të mëdha, por edhe çmimi i rrënjëve të kësaj bime është mjaft i shtrenjtë.

Ky çaj magjik vjen nga një pemë shumëvjeçare që nuk shuhet kurrë. Të gjithë vlerat e rëndësishme të ginsengut vijnë për shkak të disa përbërësve të fuqishëm të njohur si “ginsenoides” që gjenden tek rrënja e bimës. Ekskluziviteti i mbjelljes së bimës së ginsengut nuk i mbetet vetëm Kinës. India, Japonia dhe shumë vende perëndimore e kultivojnë çajin e ginsengut. Shtetet e Bashkuara janë gjithashtu eksportues të çajit të ginsengut drejt vendeve Aziatike dhe Evropiane.

Kërkimet shkencore kanë treguar që përveç vlerave anti-kancerogjene, ginseng mban nën kontroll edhe diabetin. Vlerat e ginsengut Konsumimi i ginsengut bëhet përmes zierjes së rrënjës së kësaj bime. Duhen 2-3 gramë rrënjë për një kupë çaj ose 1 lugë e vogël pluhur nëse e keni të bluar rrënjën magjike. Çaji ginseng konsiderohet një nga suplementët më të shëndetshëm bimor në mbarë botën. Ekzistojnë tre lloje çajrash ginseng: Amerikan, Aziatik dhe Siberian. Të tre këto lloje i bëjnë mirë shëndetit të njeriut. Këto çajra kanë efekt shërues për një sërë problemesh si më poshtë:

-Tensioni i ulët i gjakut

Çaji Ginseng është shumë i fortë. Ky çaj është shumë efikas për njerëzit që vuajnë nga tensioni i ulët i gjakut. Kjo pije energjike të mban shumë aktiv dhe mund të qëndrosh në këmbë gjithë ditën. Çaji rrit tensionin e gjakut dhe të jep energji.

– Ushqen trurin

Çaji ginseng është një pije medicinale që shërben si stimulues për qelizat e trurit. Përmiërson përqendrimin dhe funksionimin e trurit. Prandaj, ky çaj është plotësisht i rekomandueshëm për studentët.

-Lufton obezitetin

Nëse dëshiron të humbasësh në peshë, çaji ginseng është zgjedhja e duhur. Ky çaj shuan urinë dhe hollon trupin duke fuqizuar ritmin metabolik dhe djegien e yndyrnave në një ritëm shumë të shpejtë. -Ndihmon me çrregullimet seksuale

Meshkujt me probleme të tilla duhet të konsumojnë çaj ginseng sepse redukton simptomat e këtyre çrregullimeve.

-Problemet menstruale

Çaji Ginseng ka efekt lehtësues. Rekomandohet për të rinjtë dhe gratë që vuajnë nga simptomat menstruale dhe stresi. Ky çaj redukton dhimbjet e stomakut si pasojë e menstruacioneve. -Lufton kancerin

Ginseng është i pasur me elementë që luftojnë kancerit. Studimet kanë treguar që njerëzit që pijnë çaj ginseng janë më pak të rrezikuar nga kanceri. Edhe ekspertët e mjekësisë këshillojnë konsumimin e këtij çaji për të eliminuar rrezikun e rritjes së qelizave kancerogjene në organizëm. E megjithatë, si në rastin e çdo produkti tjetër edhe me ginsengun nuk duhet tepruar. Konsumimi për shumë kohë të gjatë i këtij çaji çon në pagjumësi dhe çrregullime të zemrës. Përpara se të vendosësh të konsumosh çajin çdo ditë duhet të konsultohesh me një mjek.

Kategoritë

Çaji Ginseng

CHF2.45CHF4.90 (-50%)