Çelësat e meditimit të Kuranit dhe arritja e suksesit në jetë
CHF12.90
Dhjetë çelësa për arritjen e meditimit dhe të përsiatjes në mënyrën më të mirë. Pas përfundimit të një ligjërate dikush më pyeti: Si mund të arrihet suksesi me Kuran?
Titulli: Çelësat e meditimit të Kuranit dhe arritja e suksesit në jetë
Titulli në origjinal: مفاتيح تدبر القرآن والنجاح في الحياة
“Mefatihu Tedeburi El-Kurani Ue En-Nexhah Fil-Hajeti”
Autor: Dr. Halid ibn Abdulkerim el Lahim
Përktheu: Blerim Rexha
Redaktor fetar: Hekuran Helshani
Redaktor gjuhësor: Klodiana Smajlaj
Kopertina: Fatlum Zeka
Për botuesin: Agon Simnica
Shtypi: “Sh.B. Fjala e Bukur”
Dhjetë çelësa për arritjen e meditimit dhe të përsiatjes në mënyrën më të mirë. Pas përfundimit të një ligjërate dikush më pyeti: Si mund të arrihet suksesi me Kuran?
Iu përgjigja: Kjo është një pyetje e gjerë, veçanërisht në këto ditë kur njerëzit janë sprovuar me këtë art (shkencë), që në shumicën e ligjërimeve të tyre mbështeten në librat e civilizimeve joislame. Deklarojnë se lidhur me këtë tematikë mund të flasë vetëm ai që posedon diploma dhe kurse (leksione) nga ato vende. Vazhdova: Kjo është një pyetje e rëndë dhe kam frikë se, nëse të përgjigjem lidhur me këtë me ndonjë përgjigje të shpejtë, do të tregohem i padrejtë me Kuranin. Mu për këtë medoemos duhet një sqarim i qartë e gjithëpërfshirës, që konceptet dhe termat do t’i ndërlidhte me realitetin, do të sqaronte se esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet.
Kjo pyetje ishte arsyeja e shkrimit të këtij libri, në të cilin jam orvatur të shpjegoj mënyrën e arritjes së fuqisë dhe suksesit me konceptin e tij të përkryer e gjithëpërfshirës për çdo shtresë të shoqërisë dhe për të gjitha aspektet e jetës.