Çelësi i lumturisë
CHF7.90
Secili synon të jetoj i lumtur, por jo secili jeton i tillë. Nganjëherë mes tij e lumturisë, ekzistojnë mure që duhet kaluar e rrugë që duhet trasuar. Lumturia nuk është aq komplekse dhe e dekoduar. Nganjëherë një buzëqeshje e vogël sjell lumturi. Mund të krijosh një buzëqeshje false, por jo edhe lumturinë false. Në jetë mund t’i gënjesh të tjerët, por jo edhe vetveten.
Titulli: Çelësi i lumturisë
Autorë: Mr. Ejup Haziri
Redaktorë profesional: Ardita Imeri
Redaktorë gjuhësor: Idriz Meholli
Dizajni: Argjent Xhelili
Botues: Viprint
Secili synon të jetoj i lumtur, por jo secili jeton i tillë. Nganjëherë mes tij e lumturisë, ekzistojnë mure që duhet kaluar e rrugë që duhet trasuar. Lumturia nuk është aq komplekse dhe e dekoduar. Nganjëherë një buzëqeshje e vogël sjell lumturi. Mund të krijosh një buzëqeshje false, por jo edhe lumturinë false. Në jetë mund t’i gënjesh të tjerët, por jo edhe vetveten.
Para se të kërkosh nga të tjerët të të kuptojnë ty, duhet të kesh besim në vetvete. Po s’pate besim në vete, nuk mund të hysh në portën e lumturisë. Le të jetë shpresa jote fanar në rrugëtimin tënd të jetës, në çdo vend dhe kohë.
Suksesi në jetë nuk matet me vitet e jetës që i kalove, por matet me vështirësitë që i tejkalove dhe me sfidat që i përballove. Nuk do të rritesh pa përjetuar dhembje. Nuk do të mësohesh pa gabuar. Nuk do të kesh sukses pa dështuar dhe nuk do të duash pa humbur.
Jeta nuk mund të jetë përherë ideal(ist)e, ngase ajo që e presim, shpeshherë edhe nuk vjen fare, e atë që kurrë nuk e mendojmë, papritmas vjen. Megjithatë, në masë të madhe, ajo është reale.
Nuk mund ta imagjinosh jetën pa probleme e sfida, por ato nuk zgjasin përherë. Ato i ngjajnë errësirës së madhe, por është një agim që e largon atë errësirë. Në momente të tilla, kërkohet durim e këmbëngulje, në mënyrë që të tejkalohen ato sfida e probleme. Çastet e hidhërimit nuk zgjasin me vite, pas tyre vijnë qaste të gëzimit dhe mes këtyre dy çasteve është edhe vet jeta…