Çështja Shqiptare në RSFJ 1981 – 1990, përmbledhje punimesh dhe dokumente
CHF19.90
Libri voluminoz me mbi 600 faqe, përmes punimeve shkencore dhe dokumenteve të shumta historike, sjell fakte të reja për këtë periudhë turbulente për fatin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi. Kjo periudhë e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, përkon me fillimin dhe përgatitjen e terrenit për një rezistencë aktive të shqiptarëve të këtyre trojeve, për çlirim nga zgjedha e huaj.
Titel: Çështja Shqiptare në RSFJ 1981 – 1990, përmbledhje punimesh dhe dokumente
Autor: Qerim Lita
Për botuesin: Dr. Skender Asani
Redaktor: Dr. Avzi Mustafa
Recensentët: Dr. Skender Asani, Prof. Dr. Jusuf Osmani
Lektor: Shkëlzen Halimi
Ballinën dhe përgaditjen kompjuterike: Halil Zendeli
Faqe: 614 Seiten
Shtypi: Vatra – Shkup
Botues: Shoqata e Historianëve Shqiptarë në Republikën e Maqedonisë
Libri voluminoz me mbi 600 faqe, përmes punimeve shkencore dhe dokumenteve të shumta historike, sjell fakte të reja për këtë periudhë turbulente për fatin e shqiptarëve në trojet e tyre etnike në ish-Jugosllavi. Kjo periudhë e viteve të 80-ta të shekullit të kaluar, përkon me fillimin dhe përgatitjen e terrenit për një rezistencë aktive të shqiptarëve të këtyre trojeve, për çlirim nga zgjedha e huaj.
“Rilindësit tanë, plotë një shekull kishin parashtruar jetësimin e autonomisë në kuadër të Perandorisë Osmane dhe në periudhën e fundit të Rilindjes Kombëtare ata u detyruan të zhvillojnë kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912, që të ndryshojnë kursin politik dhe të shkojnë drejtë pavarësisë kombëtare, që u shpall me 28 nëntor. Edhe Kushtetuta e vitit 1974 binte ndesh me synimet politike të shqiptarëve në RSFJ, që të jenë të barabartë me njësitë tjera federale. Ajo përkufizohej vetëm në autonomin e Kosovës në kuadër të Serbisë dhe i pamundësonte asaj që të kaloj në fazën tjetër të shpalljes së republikës së shtatë në kuadër të kësaj federate”, theksoi historiani Skender Asani. Sipas tij, demonstratat e vitit 1981, debllokuan procesin të cilin e kishin ngulfatur me kushtetutën e vitit 1974 institucionet shtetërore të asaj kohe, dhe i hapën rrugë procesit që me mjete demokratike dhe me luftë të jetësohet vullneti i popullit shqiptar për liri.