Ç’të pengon ty të mbulohesh
CHF4.00
Le t’i shfletojme bashke keto faqe, o moter muslimane, per te pare arsyet e largimit nga mbulesa, duke e diskutuar çdo njëren prej tyre:
Titulli: Ç’të pengon ty të mbulohesh
Autori: Dr. Huejda Ismail
Perktheu: Sabahudin Fetahu
Redaktor gjuhesor: Abdulhakim ibn Sufjani
Kopertina: Doeril Kraja
Realizimi kompjuterik: Besnik Hamiti
Boton: Gami
Dhe është kjo rruga, e cila udhëheq të dy krahët e shoqërisë njerëzore, gruan dhe burrin drejt shtigjeve të kënaqësisë shpirtrore, qetësisë dhe lumturisë ne kete bote dhe ne ate te perjeteshmen. Po per kete arsye Zoti yne i madheruar beri te detyruarur per gruan mbulesen (hixhabin) per te ruajtur dliresine e saj, per te mbrojtur po kete fisnikeri e per ta bere kete hixhab shenje dalluese te besimit te saj. Si rezultat i kesaj shoqeria qe largohet nga rruga e Allahut, duke iu shmangur vijes se Tij te drejte, kthehet ne nje shoqeri te semure qe ka nevoje per ilaçin, i cili do ta çoje drejte sherimit dhe lumturise.
Nje nga dukurite, e cila tregon largimin e shoqerise nga kjo rruge dhe e shfaq ate me saktesine e nje barometri eshte edhe perhapja e fenomenit te zhveshjes dhe zbulimit ne rradhen e te rejave. Ky fenomen, per fat te keq, eshte bere mjaft i dukshem ne shoqerine islame. Cilat jane shkaqet te cilat çuan deri ne kete pike?
Kjo ishte pyetja, te cilen ia drejtuam grupeve te ndryshme te vajzave dhe rezultati qe morem mund te permblidhet ne dhjete arsye kryesore, arsye per te cilat, pas nje veshtrimi te kujdesshem konstatuam se sa te dobta ishin!
Le t’i shfletojme bashke keto faqe, o moter muslimane, per te pare arsyet e largimit nga mbulesa, duke e diskutuar çdo njëren prej tyre: