Degët e besimit

CHF7.90

S’ka stok

Përmbledhje përkthimesh nga gjuha arabe dhe përzgjedhje të tjera nga Vehbi Sulejman Gavoçi. Transmetohet nga Pejgamberi a.s. i cili ka thënë: “Besimi përbëhet prej 60 ose 70 e më tepër degëve. Më e vlefshmja prej tyre është fjala ‘LA ILAHE IL-LALL-LLAH’ dhe më e ulëta e tyre është të larguarit e një pengese nga rruga. Edhe turpi është degë e besimit”. (Transmeton Muslimi në “Kitabul-iman”)

Titulli: Degët e besimit
Autor: Vehbi Sulejman Gavoçi
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës
Shtëpia botuese “Dituria Islame”
Recensent: Dr. Rexhep Bojan, Sylejman Osmani
Lektor: Shefqet Riza
Ballina: Bashkim Mehani
Operator kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: “Koha” – Prishtinë

Përmbledhje përkthimesh nga gjuha arabe dhe përzgjedhje të tjera nga Vehbi Sulejman Gavoçi

Transmetohet nga Pejgamberi a.s. i cili ka thënë: “Besimi përbëhet prej 60 ose 70 e më tepër degëve. Më e vlefshmja prej tyre është fjala ‘LA ILAHE IL-LALL-LLAH’ dhe më e ulëta e tyre është të larguarit e një pengese nga rruga. Edhe turpi është degë e besimit”. (Transmeton Muslimi në “Kitabul-iman”)

Degët e besimit mund t’i ndajmë në këto kategori:
a) Në punët e zemrës;
b) Në punët e gjuhës;
c) Në punët e trupit;
d) Degët e punëve të trupit

Vëllezër e motra!

Deshi Allahu xh.sh. që unë të kthehem në vendlindjen time, të ndodhem pranë jush dhe Ai më ndihmoi që t’u shërbej brenda vjetëve duke ju rrëfyer dhe treguar për fenë e Allahut aq sa mu munda. Tani jam plakur dhe e kam vështirë që përsëri të vi e të rri në mesin tuaj. Me ato pak libra (30 sosh) që i kam shkruar në gjuhën time desha që t’u ndihmoj juve vëllezërve dhe motrave të mia me dëshirë që ato t’u shërbejnë dhe të jenë në dobinë tuaj. Sot mora dhe vendosa që të shkruaj një libër të vlefshëm e të nevojshëm për ju. Fala dy reqate namaz dhe bëra dua që Zoti të më ndihmojë e të më japë shëndet, zell, durim dhe fuqi që ta shkruaj dhe plotësoj edhe këtë libër, ashtu si librat tjera!

 

Kategoritë

Degët e besimit

CHF7.90