POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Deizmi zvetënimi i mendjes

CHF19.90

4 stok

Allahu i ka dhuruar njeriut një mirësi shumë të madhe: Mendja. Allahu i Madhëruar na ka falur mendjen që të diferencojmë të mirën nga e keqja. Nga kjo varet edhe përgjegjësia e njeriut në aspektin fetar. Pra, vetëm nëse dikush është privuar nga kjo mirësi, nuk është përgjegjës për obligimet fetare.

Titulli: Deizmi zvetënimi i mendjes
Titulli i origjinalit: Aklın Cinneti Deizm
Autor: Osman Nuri Topbash
Përktheu: Ilir Hoxha
Redaktor: Alban Kali
Design: Bledar Xama
Botues: Progresi Botime

Allahu i ka dhuruar njeriut një mirësi shumë të madhe: Mendja

Allahu i Madhëruar na ka falur mendjen që të diferencojmë të mirën nga e keqja. Nga kjo varet edhe përgjegjësia e njeriut në aspektin fetar. Pra, vetëm nëse dikush është privuar nga kjo mirësi, nuk është përgjegjës për obligimet fetare.

Mirëpo;

Të jetuarit pa përgjegjshmëri edhe pse zotëron një mendje të shendoshë, është shndërruar në një ambicie mashtruese mes njerëzve, që prej Ademit a.s.. Një ambicie kjo që shpreh robërinë ndaj egos, e cila i kthen në burg të dyja botët. Një robëri kjo që shpreh skllavëri ndaj shejtanëve me njëmij e një lakmi dhe dëshira, mes llomotitjeve për liri.

Mirëpo, mendja nuk është dhuruar për të arritur tek kjo robëri dhe skllavëri e frikshme. Përkundrazi, ajo është një peshore hyjnore që është dhënë për të mos rënë në këto kurthe, një peshore e vetëdijshme që ndan të mirën nga e keqja.

Nëse s’do të ishte kështu; Njeriu do të rrokullisej prej indiferencës në indiferencë dhe do të kthehej në një hutaq që godet veten me armën e vet.

Nisur nga kjo; Është kusht që mendja të jetë e ekuilibruar dhe të mos bjerë në teprim ose pasivitet.

Dhe kjo; Është e mundur vetëm duke pasuar Kuranin dhe Profetin a.s., të cilët, Fuqia që na ka krijuar prej asgjësë, i ka caktuar si udhërrëfyes për ne. E thënë ndryshe, kjo është e mundur vetëm me Islamin.

Mendja është mjet. Është si një thikë me dy presa e cila mund të shërbejë edhe për mirë, edhe për keq. Dhe i pari që tentoi të debatojë me Krijuesin duke e vënë mendjen në shërbim të së keqes, ishte Iblisi, shejtani i mallkuar. Ai u dëbua prej mëshirës hyjnore dhe u vu në shërbim të devijimit. E gjithë kjo sepse ishte kapluar nga sëmundja e xhelozisë dhe duke kaluar në çmendurinë e smirës, guxoi të protestonte vlerën që Allahu i Madhëruar i dha Ademit.

Të analizojmë drejtë:

Mendja nuk e pengoi atë prej këtij veprimi idiot. Përkundrazi, ajo e ndihmoi atë të arsyetonte gabimin në bazë të logjikës, duke pretenduar një logjikë absurde, si epërsia e zjarrit ndaj dheut. Kështu ai devijioi nga rruga e drejtë dhe u mallkua.

Çdo krijesë, që prej më të voglës, e deri tek më e madhja, është një tablo mësimdhënëse, një mrekulli e artit hyjnor…

Për rrjedhojë, nëse nuk arrijmë të shkojmë prej pasojës tek shkaku, prej artit tek artisti, kjo nuk është gjë tjetër, përvese një zvetënim mendor.

E çfarë mund të jetë tjetër qëndrimi indiferent, pandjenja dhe injorant përballë mrekullive të pafundme madhështore, që prej grimcës më të vogël, e deri tek trupi më i madh, prej botës mikro, e deri në atë makro, të cilat ndriçojnë më së miri mendjen dhe zemrën, përveçse një çoroditje dhe falimentim i mendjes!?

Mendjet e robotizuara që largohen nga shpallja hyjnore dhe ndjenjat e larta, a nuk i vënë kështu kyçin dinjitetit dhe ndjenjave njerëzore?

A nuk është një mjeran ai që mburret me mendjen e vet dhe rrënon shpirtin e tij duke e konsideruar si pashkak, paqëllim dhe të rastësishëm këtë rregull të mrekullueshëm që vërehet pandërprerë në gjithësi, si në vetët e tyre, ashtu edhe në horizonte?

Kategoritë

Deizmi zvetënimi i mendjes

CHF19.90

Add to Cart