Dita e Kijametit në besimin islam
CHF5.00
Besimi në Ditën e Kijametit, si koncepcion thelbësor religjioz, është i pranishëm në të gjitha mësimet religjioze. Kështu edhe në Fenë islame, besimi në Ditën e Gjykimit ka vend qendror, në strukturën e saj religjioze. Krahas besimit në Zot, në burimet kryesore të Islamit, gjithmonë potencohet edhe besimi në Ditën e Kijametit. Këtë më së miri e ilustrojnë ajetet kuranore të shpallura në Mekke, si dhe ajetet e zbritur në fillim të Shpalljes, të cilët gjithnjë i përkujtojnë njerëzit në ajete se çka do të ndodh në Ditën e Gjykimit (Jevmul Kijame), në drejtim të së cilës, sipas mësimeve islame, lëviz kjo botë me gjithçka që posedon. Me këtë Kur’ani, që në fillim, themeloi es’hatologjinë e vet specifike e cila përjetoi elaborimin e vet në komentimet e Pejgamberit.
Titulli: Dita e Kijametit në besimin islam
Autorë: Prof. Ibrahim Abdurrahimi
Boton: Sh.B. El-Kalem – Gostivar
Redaktorë: Qufli Osmani
Radhitja kompjuterike dhe dizajni: Omer Osmani
Besimi në Ditën e Kijametit, si koncepcion thelbësor religjioz, është i pranishëm në të gjitha mësimet religjioze. Kështu edhe në Fenë islame, besimi në Ditën e Gjykimit ka vend qendror, në strukturën e saj religjioze. Krahas besimit në Zot, në burimet kryesore të Islamit, gjithmonë potencohet edhe besimi në Ditën e Kijametit. Këtë më së miri e ilustrojnë ajetet kuranore të shpallura në Mekke, si dhe ajetet e zbritur në fillim të Shpalljes, të cilët gjithnjë i përkujtojnë njerëzit në ajete se çka do të ndodh në Ditën e Gjykimit (Jevmul Kijame), në drejtim të së cilës, sipas mësimeve islame, lëviz kjo botë me gjithçka që posedon. Me këtë Kur’ani, që në fillim, themeloi es’hatologjinë e vet specifike e cila përjetoi elaborimin e vet në komentimet e Pejgamberit.
Duke pasur parasysh faktin se besimi në Ditën e Kjametit bie në “Gajbijjat”, gjëra të fshehura, në të cilat nuk mund të arrijë dija pozitive e njeriut. Muslimanët, të dhënat për te, i marrin nga tradita islame, e cila si të tilla ua përcjell nga gjenerata në gjeneratë. Të dhënat mbi Ditën e Gjykimit, megjithatë, nuk janë të paqëllimta. Implikimi i tyre në jetën e muslimanëve në këtë botë është i madh. Ata gjithnjë e përkujtojnë njeriun në kalimin e tij në këtë botë, në varësinë e tij për Zotin dhe vogëlsinë e tij para pranisë së Zotit.
Nga kjo në këtë punim do të përmbahemi në disa kategori, të cilat janë të lidhura me Ditën e Kjametit, siç janë parashenjat e vogla dhe të mëdha, Dexhalli, kthyerja e Isaut a. s., Dabbetul erd, xheneti dhe xhehenemi, të cilat janë kategori thelbësore të es’hatologjisë islame. Në interpretimin e këtyre strukturave religjioze se i mbështetemi në Kuran dhe Hadith dhe ne disa mendime të pranishme ne traditën islame.