POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 60.-CHF (BRENDA ZVICRËS) NDËRSA JASHTË ZVICRËS POSTA 20.-CHF

Djali dhe Mbreti, DVD

CHF10.00

S’ka stok

Ky film i animuar dhe dubluar në gjuhën shqipe tregon ngjarjen e vërtetë të një djaloshi i cili përpiqej që ti mësonte njerëzve besimin tek Allahu i Madhëruar, mirëpo ai u përball me arrogancën e një mbreti tiran që i pëlqente vetja e tij.

Ky film i animuar dhe dubluar në gjuhën shqipe tregon ngjarjen e vërtetë të një djaloshi i cili përpiqej që ti mësonte njerëzve besimin tek Allahu i Madhëruar, mirëpo ai u përball me arrogancën e një mbreti tiran që i pëlqente vetja e tij. Në këtë rrëfim dramatik tregohet në fillim se Uedahu merrte mësime për magjinë nga një magjistarë në shërbim të mbretit, por në të njëjtën kohë ai kontakton me një dijetar të përndjekur nga mbreti sepse predikonte besimin e pastër tek Allahu. Kur Uedahu filloi ti ftonte njerëzit në besimin e drejtë, mbreti përdori intriga të shumëllojshme për të vrarë, por nuk ia arrinte qëllimit. Uedahu në fund e flijoi jetën e tij dhe me këtë rast e besuan Allahun me mijëra njerëz. Mbreti u shqetësua aq shumë sa urdhëroi të hapej një gropë e madhe e të ndizej një zjarrë i madhë dhe i detyroi ushtarët e tij që të hidhte në të qdo person që nuk kthehej nga besimi i Allahut. Ndër përsonat që u hodhën në këtë gropë ishte edhe një nënë me foshnjën e saj e cila në momentin që do të hidhej u zbraps nga hedhja, por Allahu i dha gojë foshnjës së gjirit e kjo nënë hidhet bashkë me foshnjën në zjarr.
Skenari i këtij filmi është i ndërtuar duke u bazuar në hadithet autentike të Muhamedit a.s. dhe në ajetet e Kur’anit Famëlartë të përmendura në suren EL- Buruxh.

Kategoritë

Djali dhe Mbreti, DVD

CHF10.00