Djali i Osman Gazit ORHAN GAZI

CHF13.90

2 stok

Osman Gazi ishte Padishahu i dytë i Dinastisë Shtetërore, pra i Shtetit Osman, i cili u përhap në tri kontinente. Orhan Gazi i përfshirë në detyrën që mori nga themeluesi i shtetit, e mbajti me përgjegjësi këtë detyrë dhe që në kohën kur i ati ishte ende gjallë, sulmoi Bursën duke e bërë atë kryeqytet, doli për herë të parë me ushtarët e tij në kontinentin evropian dhe zgjeroi kufijtë e Shtetit Osman duke përfshirë në të edhe rrethinat.

Titulli: Djali i Osman Gazit ORHAN GAZI
Titulli i origjinalit: Osman Gazi Oğlu Orhan Gazi
Autor: Cavit Ersen
Përktheu: Lindita Xhanari (Latifi)
Redaktor: Regjep Hida
Shtëpia Botuese: Fan Noli
Formati: me kapak të hollë
Fletët: 220

Osman Gazi ishte Padishahu i dytë i Dinastisë Shtetërore, pra i Shtetit Osman, i cili u përhap në tri kontinente. Orhan Gazi i përfshirë në detyrën që mori nga themeluesi i shtetit, e mbajti me përgjegjësi këtë detyrë dhe që në kohën kur i ati ishte ende gjallë, sulmoi Bursën duke e bërë atë kryeqytet, doli për herë të parë me ushtarët e tij në kontinentin evropian dhe zgjeroi kufijtë e Shtetit Osman duke përfshirë në të edhe rrethinat.

Osmanllinjtë me Orhan Gazin nisën rregullimin e sistemit shtetëror, formuan institucionet duke i paraprirë formimit të shtetit. Përmes ndërtimeve qytetet osmane nisën të kthehen në qendra tërheqëse tregtare dhe artistike. Orhan Gazi ishte i pari që prodhoi akcen, monedhën osmane, që emëroi vezirin e parë, si dhe ishte drejtuesi i parë që lidhi sanxhakët me kryeqytetin, Bursën, duke emëruar kadinjtë dhe bejlerët drejtues në rrethinat përreth. Orhan Gazi gjithashtu ishte i pari që formoi sistemin e vakëfeve, ushtrinë e parë të rregullt osmane, që nisi punën për krijimin e flotës dhe që nxori për herë të parë ligje.

Mendimin themelor për ta kthyer Fisin Kaji në Shtet e hodhi Osman Gazi, ndërsa Orhan Gazi këtë mendim e ktheu në realitet në kuptimin e plotë të saj.

Kategoritë

Djali i Osman Gazit ORHAN GAZI