Do ta kujtoni atë që u kam thënë, ndalesa për ata që e mëtojnë shpëtimin

CHF4.90

3 in stock

O ju që ju dua në emër të Allahut ! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet. Vërtet dhurata më e mirë që vëllau mund t’ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë ne dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, s.a.v. e kemi modelin më të mirë. Dëshiroj, o i nderuar… o e respektuar… t’ua falë dhe prezentoj këto këshilla dhe porosi, për t’i lexuar një herë e dy herë, duke pasur parasysh fjalët e atij që ka deklaruar: O ti që e pason sunetin, dëgjo këshillën time dhe ia transmeton vëllezërve të tjerë.

Titulli: Do ta kujtoni atë që u kam thënë, ndalesa për ata që e mëtojnë shpëtimin
Titulli i origjinalit: Fr Setedhkurune ma Ekulu Lekum
Autorë: Abdul-Muhsin b.Abdurrahman b.Abdul-Muhsin
Përkthyes: Dr. Sci. Selim Sylejmani
Redaktor: Zekirja Abdullahu, Lulzim Lecaj
Recensues: Avni Aliu, teolog
Redaktura gjuhësore: Sadulla Ramizi
Redaktor teknik: Naser Vitia
Përgaditja teknike: Studio 2AD
Botues: Sh. B. Drita e jetës – Gjilan, Fondacioni i Rinisë Islame
Shtypshkronja: Drita Press

O ju që ju dua në emër të Allahut ! I shkruaj këto fjalë ndërsa gjendja ime flet. Vërtet dhurata më e mirë që vëllau mund t’ia japë vëllaut të vet dhe motrës së vet për nga feja, është këshilla ose udhëzimi në mënyrë që të jetë furnizim për rrugë ne dynjallëk dhe mbrojtje në ahiret, ndërsa ne në shembullin e Pejgamberit të Allahut, s.a.v. e kemi modelin më të mirë. Dëshiroj, o i nderuar… o e respektuar… t’ua falë dhe prezentoj këto këshilla dhe porosi, për t’i lexuar një herë e dy herë, duke pasur parasysh fjalët e atij që ka deklaruar: O ti që e pason sunetin, dëgjo këshillën time dhe ia transmeton vëllezërve të tjerë.

Mendo për fjalët e mia me diturinë tënde… dhe forcoje për to dëgjimin tënd… Mendo për to me mendjen tënde, duke kujtuar fjalët e Lavdiplotit:
Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.!

Vëllau im, a e ke dëgjuar ndonjëherë Librin e qartë të Allahut?! A e ke lexuar atë Libër, me të cilën zemrat tona, nëse janë të pastra, nuk mund të ngopen kurrë?! Ky është Libër i cili në ditën e Gjykimit do të jetë ndërmjetës për ata që e kanë lexuar! Ky është libër në të cilin ka ilaç dhe mëshirë për besimtarët! Ky është libër për shkak të cilit është copëtuar zemra e Pejgamberit të Allahut, s.a.v.s, zemrat e sahabëve të tij dhe zemrat e atyre që kanë frikë! A e ke lexuar ndonjëherë, jo vetëm me sy dhe gjuhe, por edhe me zemrën tënde?! A ke menduar për ajetet e tij?!, A je kënaqur me fjalët e tij?!, A të kanë shtrënguar zemrën fatkeqësitë e tij?!

Besoj se do të përgjigjesh: “Po.” Kjo është ajo që kërkohet prej teje, mirëpo ky është përkujtim që na nevojitet dhe që është i domosdoshëm per t’u aplikuar.

Vëllau im, eja me mua t’i lexosh disa ajete të këtij Libri për cilin kam konsideruar se janë më të nevojshëm për shpirtin që të veprohet sipas tyre…. Eja të bëjmë disa ndalesa dhe të kërkojmë rrugën e shpëtimit në to… jamë i bindur se mirësia jote e natyrshme, e të mos flasim për mirësinë e shpirtit tend nuk do të kundërshtojë.

Kategoritë

Do ta kujtoni atë që u kam thënë, ndalesa për ata që e mëtojnë shpëtimin