POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Drita e udhëzimit dhe errësirat e divijimit

CHF24.90

1 stok

Teuhidi absolut është dituria dhe të pranuarit me besim të prerë të veçimit të Allahut subhanehu ue teala me emrat e Tij të mirë dhe njëshmërinë e Tij me cilësitë e përsosura dhe madhështore si dhe të veçuarit në adhurim Atë të vetmin.

Titulli: Drita e udhëzimit dhe errësirat e divijimit
Titulli i origjinalit: Nuru-l-huda ve dhulumat ed-dalale
Autorë: Seid El-Kahtani
Përktheu nga Arabishtja: Sabahudin Fetahu
Për botuesin: Bekir Halimi
Kryeredaktor: Rafet Zaimi
Redaktor fetar: Enver Azizi
Redaktor gjuhësor: Arjan Koçi
Redaktro teknik: Suhejb Xhemaili
Botues: Nun

Teuhidi absolut është dituria dhe të pranuarit me besim të prerë të veçimit të Allahut subhanehu ue teala me emrat e Tij të mirë dhe njëshmërinë e Tij me cilësitë e përsosura dhe madhështore si dhe të veçuarit në adhurim Atë të vetmin.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirplotë, gjithnjë mëshiron.” (Bekare, 163). – Dijetari eminent Sadi ka thënë:

“Ai është i vetmi dhe i veçuar në Qenien e Tij, në emrat e Tij, në cilësitë e Tij, në veprat e Tij. Nuk ka shok as në Qenien e Tij, as në emërtim dhe as që është i barabartë me të dikush, nuk ka gjë të njëjtë si Ai, as rival, as krijues dhe nuk ka as sistematizues pos Tij. Duke qenë i tillë, Ai e meriton të adhurohet dhe mos t’i përshkruhet shok nga krijesat e Tij”.

– Allahu subhanehu ue teala i ngjall zemrat me dritën e urtësisë ashtu siç e ngjall tokën me shi. Kjo vërteton vlerën e diturisë së dobishme dhe veprës së mirë.

– Për këtë vlerë Muhammed ibën Sirini, Allahu e mëshiroftë ka thënë:

“Ka të tillë që e kanë lënë kërkimin e diturisë dhe ndenjën me ulema, i janë rrekur namazit, agjërimit, derisa u është tharë lëkura mbi eshtra, e pastaj e kanë kundërshtuar Sunnetin dhe janë shkatërruar, pastaj kanë derdhur gjakun e muslimanëve. Pasha Atë që s’ka të adhuruar tjetër me meritë përpos Tij, çdo njëri që bën ndonjë vepër me padituri, më shumë bën dëm sesa dobi.”

Përmbajtja e librit: DRITA DHE ERRESIRAT NË KURAN DHE SUNNET, DRITA DHE ERRËSIRAT NË KURANIN FISNIK, DRITA DHE ERRËSIRA NË SUNNETIN PROFETIK, DRITA E TEUHIDIT DHE ERRËSIRAT E SHIRKUT, DRITA E TEUHIDIT, Domethënia e teuhidit, Argumentet e qarta në konfirmimin e teuhidit, Llojet e teuhidit, Frytet e teuhidit dhe dobitë e tij, ERRËSIRAT E SHIRKUT, Domethënia e shirkut, Argumentet e prera dhe faktet e qarta për kotësinë e shirkut, Shefati, Rrjedhja e begative e merituar me adhurim, Shkaqet dhe rrugët e shirkut, Llojet e shirkut dhe ndarjet e tij, Dëmet e shirkut dhe pasojat e tij, DRITA E SINQERITETIT DHE DËSHIRA, E DYNJASË ME VEPRAT E AHIRETIT, DRITA E SINQERITETIT, Domethënia e sinqeritetit (ihlasit), Shtegu i parë, Shtegu i dytë, Pozita e nijetit të mirë, Frytet e sinqeritetit, ERRËSIRAT E KËRKIMIT TË DYNJASË ME VEPRAT E AHIRETIT, Rreziku i kërkimit të dynjasë me veprat e Ahiretit, Llojet e veprave për dynja, Rreziku i syfaqësisë, llojet dhe shkaqet e saj, Rrugët e arritjes së sinqeritetit dhe shërimi i syfaqësisë, DRITA E ISLAMIT DHE ERRËSIRA E KUFRIT, DRITA E ISLAMIT, Domethënia e Islamit, Gradat e Islamit, Frytet e Islamit dhe anët e mira të tij, Gjërat që kundërshtojnë Islamin, ERRËSIRAT E KUFRIT, Domethënia e kufrit, Llojet e kufrit, Rreziku i tekfirit, Usululul-mukfirat – bazat e kufrit, Renegatizmi me thënie (shprehje), Renegatizmi në vepra, Renegatizmi në besim – er-ridde bil-I’tikad, Renegatizmi me dyshim, Pasojat e kufrit dhe dëmet e tij, DRITA E IMANIT, PËRKUFIZIMI I IMANIT (BESIMIT TË VËRTETË), Përkufizimi i imanit në gjuhën arabe dhe në terminologjinë sheriatike, Dallimi ndërmjet imanit dhe Islamit, Rrugët e arritjes dhe shtimit të imanit, Frytet dhe dobitë e imanit, Degët e imanit, Cilësitë e besimtarit, ERRËSIRA E NIFAKUT, PËRKUFIZIMI I NIFAKUT, Përkufizimi i nifakut në gjuhën arabe dhe në terminologjinë sheriatike, Përkufizimi i zindikut (heretikut) dhe i rebelimit nga feja, Llojet e nifakut, Nifaku i madh, Nifaku i vogël, Cilësitë e munafikut, Pasojat dhe dëmet e nifakut, DRITA E SUNNETIT, Përkufizimi i Sunnetit, E para: Akideja në terminologjinë e gjuhës arabe dhe në terminologjinë sheriatike, E dyta: Përkufizimi i Ehli-Sunnetit, E treta: Përkufizimi i xhematit, gjegjësisht bashkësisë, Emërtimet e pasuesve të Sunnetit dhe cilësitë e tyre, 1. Ehli Sunne ve-l-Xhemat janë ata që janë në atë në të cilën kanë qenë Pejgamberi s.a.v.s. dhe sahabët e tij, Ata i përmbahen Sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s., 2. Grupi i shpëtuar, gjegjësisht i shpëtuar nga zjarri, 3. Grupi i ndihmuar, 4. Ata që i përmbahen Ubrit të All-llahut subhanehu ue teala dhe Sunnetit të Pejgamberit s.a.v.s. dhe asaj në të cilën kanë qenë gjeneratat e para të paraardhësve nga radhët e muhaxhirëve dhe ensarëve, 5. Ata janë shëmbëlltyra më e mirë që udhëzojnë në të vërtetën dhe veprojnë sipas asaj, 6. Pasuesit e Sunnetit janë të zgjedhur ndër njerëz, ndalojnë risitë dhe i pengojnë pasuesit e risive që t’i bëjnë ato, 7. Pasuesit e Sunnetit janë të vetmuar kur njerëzit të prishen, Sunneti është begati absolute, Pozita e Sunnetit, Pozita e pasuesve të Sunnetit, Pasuesi i Sunnetit ka zemër të gjallë dhe të ndriçuar, Pozita e pasuesve të risive, Zemra e pasuesit të risive është e vdekur dhe e errësuar, Errësira e risive, Përkufizimi i risisë, Kushtet e pranimit të veprës, Qortimi i risive në fe, Nga Kur’ani Fisnik, Nga Sunneti i Pejgamberit s.a.v.s., Shprehje të sahabëve për qortimin e risive, Shprehje të tabi’inëve dhe të atyre që i pasojnë ata në të mira, Risitë janë të qortuara nga disa aspekte, Shkaqet e shpikjes së risive, Ndarja e risive, Ndarja e parë: Risia esenciale dhe risia e shtuar, Ndarja e dytë: Risia e veprimit dhe e braktisjes, Dispozita e risisë në fe, Llojet e risive tek varret, Risitë bashkëkohore, Risia e festimit të natës së parë para ditës së xhuma të muajit Rexheb, Risia e festimit të Israsë dhe Mi’raxhit, Festimi i natës së 15-të muajit Sha’ban (lejletu-l-beraet), përcaktimi i saj për falje si dhe përcaktimi i ditës së saj për agjërim, Teberruk – kërkimi i bekimit, Kërkimi i bekimit në mënyrë të bazuar bëhet nëpërmjet këtyre gjërave, Risitë e këqija janë të shumta dhe të ndryshme, Pendimi i risitarit, Pasojat dhe dëmet e risive, DRITA E DEVOTSHMËRISË DHE ERRËSIRA E MËKATIT, DRITA E DEVOTSHMËRISË, Përkufizimi i devotshmërisë, Rëndësia e devotshmërisë, Cilësitë e të devotshmëve, Frytet e devotshmërisë, ERRËSIRA E MËKATIT, Përkufizimi dhe emërtimi për mosnënshtrimin, Përkufizimi për mosnënshtrimin, Emërtimet për mosnënshtrimin, Shkaqet e të gabuarit, Porta nga të cilat vijnë mëkatet, Themelet e mëkatit, Ndarja e mëkateve, Llojet e mëkateve, Pasojat e mëkatit tek individi, Pasojat e mëkatimit në trup, Mëkatimi lë gjurmë në trupin e mëkatarit, Pasojat e inëkatimit në vepër, Pasojat e mëkateve në shoqëri, Shërimi i mëkateve, etj……

Kategoritë

Drita e udhëzimit dhe errësirat e divijimit

CHF24.90

Add to Cart