Dua – lutje të jetës

CHF8.90

Out of stock

Duaja-lutja, si në të drejtën e Sheriatit, po ashtu edhe ndër qarqet e myslimanëve, ka një rëndësi të veçantë. Vetë fakti se në Kuranin fisnik ka një numër të ajeteve që bëjnë fjalë për duanë, dëshmon se sa e rëndësishme është ajo. Këtë konstatim e vërtetojnë, përveç tjerash, edhe shumë vepra të dijetarëve më eminentë islamë.

Titulli: Dua – lutje të jetës
Pregaditi dhe përktheu: Resul ef. Rexhepi
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese: Dituria Islame
Biblioteka: Botime të veçanta
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Recensentë: Hajrullah Hoxha
Redaktor gjuhësor: Prof. dr. Hysen Matoshi
Ballina: Bashkim Mehani
Teksti arab dhe transkriptimi: Sadik Mehmeti
Redaktor teknik & Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: Printing Press – Prishtinë
Faqe: 264

Duaja-lutja, si në të drejtën e Sheriatit, po ashtu edhe ndër qarqet e myslimanëve, ka një rëndësi të veçantë. Vetë fakti se në Kuranin fisnik ka një numër të ajeteve që bëjnë fjalë për duanë, dëshmon se sa e rëndësishme është ajo. Këtë konstatim e vërtetojnë, përveç tjerash, edhe shumë vepra të dijetarëve më eminentë islamë.

Në të vërtetë, duaja-lutja e ka qëllimin që lutësi të thërrasë Allahun xh.sh. për ndihmë, për falje mëkatesh, për ta ruajtur nga fatkeqësitë, për t’ia plotësuar ndonjë dëshirë, për t’ia falur Xhenetin, ose për ta ruajtur nga ndëshkimi në botën tjetër. Prandaj, njeriu në këtë botë, duke iu lutur Allahut të Gjithëpushtetshëm, në të vërtetë e dëshmon se kush është meritori për t’u adhuruar dhe kush meriton që t’i drejtohemi për ndihmë. Pejgamberi (a.s.), ndërkaq, ka thënë se ”nuk ka gjë më të vlefshme tek Allahu sesa duaja” dhe “Duaja është adhurim” dhe pastaj ka lexuar fjalën e Allahut:

“Zoti juaj ka thënë: “Lutmëni Mua, Unë ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që tregohen mendjemëdhenj e nuk duan të më adhurojnë, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar.”

I vetëdijshëm për rëndësinë që ka duaja, gjithmonë më ka preokupuar dëshira për te tubuar disa dua të ndryshme në një libërth format xhepi, me një fjalë, për t’i përzgjedhur disa dua të cilat të interesuarit do të kenë mundësi t’i lexojne dhe ti përdorin sa herë që të duan t’i luten Allahut xh.sh.

Kategoritë

Dua - lutje të jetës

CHF8.90