Dyzet këngët e Bilbilit

CHF15.90

4 stok

Categories: , ,

Autori:  Iskender Pala
Përkthyesi:  Florida Kulla
Shtëpia Botuese: Fan Noli (2017)
Nr. faqe: 562

Shkëputur nga libri:

Ato selame dhe përshëndetje që janë të përzemërta ashtu si takimi i buzëëmbëlve, pa dyshim që i kushtohen Atij. Ato përmallime që janë aq përvëluese sa edhe ulërimat e ashikëve, pa dyshim që i kushtohen Atij. Ato lëvdime, që janë të tepërta ashtu si fjalët e dhimbjes së thellë shpirtërore dhe ato dëshira e kërkesa që janë të gjata ashtu si flokët e të dashurve, i kushtohen Atij, gjithmonë atij, dhe gjithmonë atij. Ai që është trëndafll, ai që është i dashur, çdo detyrueshmëri i kushtohet Atij. Kur në shkretëtirë flakët dhe mohimet trazonin njerëzimin dhe e përplasnin atë drejt shkëmbinjve të kuq në mesditë, frymëmarrjet që merrnin flakë nga barbarizmat që vinin dallgë pas dallge, emrin e tij e përmendi një melek. Fjalët ishin ende jetime, dashuritë ishin të burgosura në goditjet e hanxharit. Nëpër trëndafilishte rridhte gjak nga gonxhet dhe kryheshin vrasje gjatë dremitjes së bulkthit; baballarët varrosnin së gjalli në dhe vajzat e tyre të vogla. E njëjta zbrazëti gjendej në të gjithë zemrat që ishin shndërruar në pike qendër të marrëzisë dhe fluturat e pafajshme kryqëzoheshin, vetëm dhe vetëm ngaqë ishin të pafajshme… Koha ishte një kohë e tillë, vendi ishte një vend i tillë… Kur zogjtë ebabil shtrinin për tokë elefantët e Ebrehesë, gonxhja mbeti jetime, kur ende ishte në mitrën e nënës. Ndërkohë murin e Qabes e kishte përqafuar një flutur, duke hedhur britma të njëpasnjëshme… Më pas një poet kishte hapur krahët dhe kishte thirrur me zë të lartë: “Po afrohet ai që është i afërt!.. “Po afrohet ai që është i afërt!.. “Po afrohet ai që ësh…” Yllësia e Binjakëve ishte llambadari i asaj nate, hëna e plotë ishte ndriçimi i asaj nate… Ai që po afrohej u shndërrua në një trëndafil, çeli dhe bota për herë të parë e ndjeu se ishte botë. Një bilbil ishte përvëluar për hir të dashurisë ndaj trëndafilit, ishte përlyer me gjak nga ky përvëlim. Bilbili këndonte: Koha, që kur ishte bërë kohë, nuk kishte parë si ai trëndafil ,Që kur bukuria e trëndafilit ishte bërë poemë në gjuhë e zemra.

Kategoritë

Dyzet këngët e Bilbilit

Dyzet këngët e Bilbilit