E djathta dhe e majta në luftë

CHF22.90

S’ka stok

Dy dekada e gjysëm pas shëmbjes së regjimit komunist në Shqipëri, kujtesa e të mbijetuarëve nga diktatura vazhdon të sjelli të freskët vuajtjet e tyre. Rrëfimet e të dënuarëve politikë, por edhe atyre që vuajtën në kampet e përqëndrimit, janë përmbledhur në një kolanë librash me mbi 20 tituj. Ideatori dhe krijuesi i kësaj kolane, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka promovuar këtë seri librash në Akademinë e Shkencave.

Titulli: E djathta dhe e majta në luftë
Autor: Uran Butka
Design & Layout: Grafika Elzana
Shtypi: Shtypshkronja Kristalina KH
Botues: Instituti i Studimit të Kosovësdhe pasojave të komunizmit

Dy dekada e gjysëm pas shëmbjes së regjimit komunist në Shqipëri, kujtesa e të mbijetuarëve nga diktatura vazhdon të sjelli të freskët vuajtjet e tyre. Rrëfimet e të dënuarëve politikë, por edhe atyre që vuajtën në kampet e përqëndrimit, janë përmbledhur në një kolanë librash me mbi 20 tituj. Ideatori dhe krijuesi i kësaj kolane, Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri ka promovuar këtë seri librash në Akademinë e Shkencave.

Ndonëse kujtimet e hedhura në libra janë të shumta, autorët e tyre janë pakësuar. Një nga ata që është ende gjallë është shkrimtari Uran Kostreci, ish i dënuar i diktaturës i cili ka vuajtur për një kohë të gjatë në burgjet e komunizmit. Ai thotë për RTSH, se kur lexon vuajtjet e përjetuara në burgjet dhe kampet e diktaturës, dihet i lehtësuar, pasi këto histori do tu kalojnë brezave të rinj me mesazhin për të mos u përsëritur me kurrë. Në Shkollën e mesme P.N. Luarasi mbeta i befasuar për dëshirën që kishin të rinjtë për të mësuar mbi historitë e vuajtjeve tona.

Një tjetër autor i kolanës është Uran Butka, i cili prej vitesh vjen me një qasje origjinale sa i përket historisë politike të Shqipërisë. Në një tjetër libër të tij “E djathta dhe e majta në luftë” zoti Butka këmbëngul se në Shqipëri vazhdon ende lufta e nisur në shekullin e XX.

Librat studimorë të këtij instituti shpërndahen edhe nëpër shkolla falë një marveshjeje të fundit me Ministrinë e Arsimit, një nisme e cila do të shërbejë si një dritare e re njohjeje për brezin e ri.

Kategoritë

E djathta dhe e majta në luftë

CHF22.90