E drejta e trashëgimisë në sheriatin Islam
CHF15.90
E drejta e trashëgimisë si institut juridik është e lidhur ngushtë me të drejtën civile, reale dhe familjare. Nga kjo nënkuptohet se e drejta e trashëgimisë ka të bëjë me të drejtën subjektive dhe ekonomiko – pronësore.
Titulli: E drejta e trashëgimisë në sheriatin Islam
Autorë: Jusuf Zimeri
Recensentë: Mr. Taxhedin Bislimi
Redaktor: Hfz. Irfan Abazi
Korrektor & Lektor: Ismet Osmani
Radhitja kompjuterike: Zulhixhe Zimeri
Botim Privat
E drejta e trashëgimisë si institut juridik është e lidhur ngushtë me të drejtën civile, reale dhe familjare. Nga kjo nënkuptohet se e drejta e trashëgimisë ka të bëjë me të drejtën subjektive dhe ekonomiko – pronësore.
Në terminologjinë e së drejtës Islame, e drejta e trashëgimisë njihet me emrin ‘’Ilmul Mirath” Shkenca e trashëgimisë, e cila merret me studimin e dispozitave juridike për bartjen e pasurisë pas vdekjes fizike të dekojuesit (trashëgimlënësit) dhe gjendjen e suksesorëve (trashëgimtarëve).
Kjo përmbledhje normash dhe rregullash, në legjislacionin Islam, nuk është produkt i mendjes së njeriut, por është ligjëzuara nga Allahu xh.sh, kurse për metodologjinë e tyre ka sqaruar i Dërguari i All-llahut xh.sh. Muhamedi a.s. Sipas normave juridike Islame, sasia (kuota) që i takon trashëgimtarit, dhe mënyra e marrjes së asaj që i takon janë relative, varësisht nga pozita dhe gjendja e tij pas vdekjes së trashëgimlënësit.