E shoh çfarë po mendon, Guida e një ish – agjenti të FBI-së për të lexuar njerëzit shpejt
CHF23.90
Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj.
Titulli: E shoh çfarë po mendon, Guida e një ish – agjenti të FBI-së për të lexuar njerëzit shpejt
Titulli i origjinalit: What Every Body Is Sayin, An Ex – FBI Agent’s Guide to Speed – Reading People
Autor: Joe Navarro, Marvin Karlins, Ph.D.
Përkthyes: Gjergj Kaftani
Fletët 328
Botues: Shtëpia Botuese Minerva
Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj.
AI THOTË SE ËSHTË OFERTA E TIJ MË E MIRË. A ËSHTË e TlLLË?
AJO THOTË SE ËSHTË DAKORD. A ËSHTË VËRTET?
INTERVISTA SHKOI SHKËLQYER. APO JO?
AI THA SE NUK DO TA PËRSËRISTE MË. POR E BËRI SËRISH
Guida e një ish-agjenti të FBI-së për të lexuar shpejt njerëzit… Nëse doni të rrisni në kulm inteligjencën tuaj joverbale, atëherë lexoni këtë libër. Joe Navarro, një ish-agjent i kundërzbulimit në FBI dhe një ekspert i mirënjohur për sjelljen joverbale, shpjegon se si të lexoni shpejt njerëzit: deshifroni mendimet dhe sjelljet, shmangni kurthet e fshehura, dhe zbuloni sjelljet mashtruese. Gjithashtu do të mësoni se si gjuha juaj e trupit mund të ndikojë në atë që shefi juaj, familja, miqtë, dhe të panjohurit, mendojnë për ju. Mbushur me shembuj nga përvoja profesionale e Navarro-s, ky libër përfundimtar ju ofron një mënyrë të re dhe të fuqishme për t’u orientuar në botën tuaj. Do të zbuloni:
Instinktet e lashta të mbijetesës që kontrollojnë gjuhën e trupit.
Përse fytyra është pjesa më e pagjasë për të gjykuar ndjenjat e vërteta të dikujt.
Çfarë zbulojnë gishtat e mëdhenj, këmbët, dhe qepallat për ndjenjat dhe motivet.
Sjelljet më të fuqishme që zbulojnë vetëbesimin dhe ndjenjat tona të vërteta.
Sjellje të thjeshta joverbale që krijojnë menjëherë besim.
Sjellje të thjeshta joverbale që komunikojnë menjëherë autoritet.