Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
CHF16.00
Imam Ebu Hanifja ishte dijetar i përmasave botërore, që nuk njeh kufij kohorë e hapësinorë, gjuhësorë, racorë apo territorialë. Ai paraqet autoritetin kulmor në shumë shkenca, sikurse janë akaidi, fikhu e hadithi etj. Mënyra e punës sä tij i bëri parimet e shkollës sä tij ndriçues jo vetëm për pasuesit e tij, por në përgjithësi për muslimanët. Ndodhi që sistemi juridik që e hartoi mexhlisi privat i juristëve, me në krye Ebu Hanifen, të bëhej ligj i vendeve dhe perandorive me shekuj.
Titulli: Ebu Hanifja, jeta dhe vepra
Titulli i origjinalit: Sirat’un-Nu’man
Titulli në anglisht: Imam Abu Hanifa, Life and Work
Titulli në boshnjakisht: Abu Hanifa, Život i djelo
Autorë: Shibli Nu’mani
Përkthyes nga boshnjakishtja: Nexhat Ibrahimi
Për botuesin: Adnan Ismaili
Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioeteke: Nexhat Ibrahimi
Biblioteka: Mendimi Islam
Redaktor gjuhësor: Nazif Zejnullahu
Redaktor artistik dhe disejni: Edib Agagjushi
Redaktor teknik: Halil Berisha
Faqosës: Sedat Halimi
Mbikëqyrës i shtypit: Kemal Ismaili
Boton: Logos – A
Përgaditja kompjuterike: Focus Pro – Shkup, Prishtinë
Shtypi: Focus Print – Shkup, Prishtinë
Imam Ebu Hanifja ishte dijetar i përmasave botërore, që nuk njeh kufij kohorë e hapësinorë, gjuhësorë, racorë apo territorialë. Ai paraqet autoritetin kulmor në shumë shkenca, sikurse janë akaidi, fikhu e hadithi etj. Mënyra e punës sä tij i bëri parimet e shkollës sä tij ndriçues jo vetëm për pasuesit e tij, por në përgjithësi për muslimanët. Ndodhi që sistemi juridik që e hartoi mexhlisi privat i juristëve, me në krye Ebu Hanifen, të bëhej ligj i vendeve dhe perandorive me shekuj.
Njohja e Ebu Hanifes e hadithit dhe e shkencës sä hadithit dhe roli i tij në këtë fushë, përkundër kontestimeve nga grupet apo individët kundërshtarë, janë evidente dhe impozante. Thuajse shumica e autoriteteve shkencore kontributin e tij e vlerësojnë, ndërsa vepra “EI-Musned” (e botuar edhe në gjuhën shqipe) paraqet dëshminë më të mirë për konfirmimin tonë.
Me këto mendime nuk pretendojmë të themi se “gjykimet e Ebu Hanifes janë të pagabueshme dhe përfundimtare”, por pretendojmë se “qëndrimet e Ebu Hanifes kanë qenë korrekte, aq sa ka qenë e mundshme për një muxhtehid.”
Vepra që kemi përpara quhet Sirat’un-Nu’man apo në gjuhën shqipe me titull Ebu Hanifja — jeta dhe vepra. Kjo vepër paraqet studimin e parë serioz në gjuhën shqipe si në sasi, ashtu dhe në cilësi në aspekt të personalitetit të mësuesit kryesor të medhhebit hanefit, por edhe në aspekt të temave që trajton, sikurse janë kelami, fikhu dhe hadithi, e të cilat jo pak janë kontestuar nga individë dhe rryma të caktuara brendamuslimane. Përkundër të gjitha tendencave kundër tij dhe pasardhësve të tij, ai nuk është vetëm mësuesi më i madh, por është edhe mësuesi më origjinal, më burimor në shkencën islame, fetare juridike, akaidore, të hadithit etj.
Dijetari Al-lameh Shibli Nu’mani bën pjesë në vargun e personaliteteve të mëdha të shekullit XIX-XX të nënkontinentit indus dhe të botës muslimane. U lind në Bindwal në krahinën e Azamgarhut, sot e njohur si Uttar Pradesh, më 3 qershor 1857.
U lind në një familje mesatare nga babai Shejh Habibullah dhe nëna Mukima Hatun. Në fillim ai mori një arsimim tradicional, ndërsa mësuesi i tij kryesor në këtë kohë ishte Mevlana Muhammed Faruk Shirajakoti, intelektual i dalluar me prirje racionaliste.
Më vonë ai shkoi në Mekë për të kryer haxhin, por edhe për të vazhduar studimet në teologjinë islame, tek intelektualë të ndryshëm të shkollave të ndryshme akaidore dhe fikhore. Shibli Nu’mani, ndërkaq, ishte pasues i zjarrtë i medhhebit hanefit, intelektual jashtëzakonisht konstruktiv brenda shkollës hanefite dhe mbështetës i fuqishëm i vlerave të Sheriâtit.