Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve
CHF19.90
Libri” Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve” i dedikohet të gjithë profesionistëve dhe ekspertëve të edukimit,ndërsa qëllimi i publikmit të këtij libri është gjetja e mendimeve dhe teorive të reja brenda kornizës së edukimit dhe arsimimit islam.
Autori: Muhammed El-Gazali
Shtëpia botuese: Drita e jetës
Përktheu: Dr.Selim Sylejmani
Redaktor: Dr.Fidan Mustafa
Redaktor gjuhësor: Sylejman F.Aliu
Libri” Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve” i dedikohet të gjithë profesionistëve dhe ekspertëve të edukimit,ndërsa qëllimi i publikmit të këtij libri është gjetja e mendimeve dhe teorive të reja brenda kornizës së edukimit dhe arsimimit islam.
Gazali është figurë e dalluar e historisë islame.Rëndësia dhe roli i Gazalit nuk kufizohen vetëm në inventivitetin e tij intelektual dhe etik dhe mohimin e kulturës mbizotëruese të kohës së tij, si dhe kritikat e juristëve të fesë, ezoterikëve, sufijve, vaizve, sundimtarëve dhe të tjerëve, por, siç mund të konkludohet edhe nga ky libër, Gazali bën pjesë në radhën e edukatorëve dhe studiuesve të edukimit islam,idetë pedagogjike të të cilit me shekuj kanë mbijetuar në kuadër të kulturës edukative islame dhe me veprat e idetë e të cilit,deshëm apo nuk deshëm ne,u frymëzuan edukatorët e mëdhenj kur është fjala
për qëndrimet dhe metodat edukuese.
Pa ekzagjerim mund të thuhet se Gazali, si shumë figura të tjera të mëdha të kësaj fushe, është viktimë e injorimit të historisë dhe kulturës islame.
Gazali është personalitet, jeta dhe vepra e të cilit duhet analizuar me detaje, për të cilin duhet të flitet e të shkruhet.