POSTA FALAS PËR BLERJET MBI 100.-CHF (BRENDA ZVICRËS)

Ekonomia dhe Bankimi Islam, koncepte themelore

CHF19.90

2 stok

“Temat e këtij libri autori i trajton përmes një stili të lehtë e të rrjedhshëm, duke mos lënë shteg për dyshime apo dilema te lexuesit edhe në dritën e ajeteve dhe thënieve të Muhamedit a.s. duke ftuar njerëzit në organizimin e jetës edhe në aspektin ekonomik Islam. Përmes këtij libri autori synon transmetimin e mesazhit hyjnorë ekonomiko islam tek të gjithë, duke i nxitur lexuesit që të mendojnë rreth këtyre temave, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe bankimin Islam”.

Titulli: Ekonomia dhe Bankimi Islam, koncepte themelore
Autor: Dr. Islam Hasani
Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame te Republikës së Kosovës
Shtëpia botuese “Dituria Islame‘‘
Biblioteka “Ekonomi Islame
Për botuesin: Mr. Naim Tërnava
Recensentë: Mr. Driton Sahiti, Mr. Sadik Mehmeti
Lektor: Ferid Selimi
Korrektor: Skender Rashiti
Ballina: Bashkim Mehani
Realizimi kompjuterik: Nuhi Simnica
Shtypi: grafoprint – Prishtinë

“Temat e këtij libri autori i trajton përmes një stili të lehtë e të rrjedhshëm, duke mos lënë shteg për dyshime apo dilema te lexuesit edhe në dritën e ajeteve dhe thënieve të Muhamedit a.s. duke ftuar njerëzit në organizimin e jetës edhe në aspektin ekonomik Islam. Përmes këtij libri autori synon transmetimin e mesazhit hyjnorë ekonomiko islam tek të gjithë, duke i nxitur lexuesit që të mendojnë rreth këtyre temave, që kanë të bëjnë me ekonominë dhe bankimin Islam”.

Studiuesi i ekonomisë, Mr. Driton Sahiti për rëndësinë që ka botimi i këtij libri në gjuhën shqipe, i pari i kësaj fushe, përveç të tjerash tha: “Libri përveç që është një hyrje e mirë në Sistemin Ekonomik dhe Bankar Islam, ashtu siç është cekur në fillim, besoj që do të ketë edhe implikime në tri rrafshe tjera:

– Vjen në kohë të duhur si thirrje për aplikimin e sistemit ekonomik Islamik  jo vetëm në Banka, por edhe ne Sigurime dhe në princip në të gjitha fushat e ekonomisë dhe në veçanti në ndërmarrësi

Rrjedhimisht duhet të nxiste që ky koncept të fillohet të mësohet në Universitet jo vetëm si një lëndë, por edhe duke hapur degë si në BsC ashtu edhe Master për të plotësuar nevojat dhe kërkesën e tregut dhe kësisoj t’i bashkohemi trendëve botërore.

– Dhe së fundi vjen si përgjigje intelektuale ndaj debateve  shumë shpesh edhe injorante, pra dhe është një Libër në kohë të duhur për ta kuptuar jo vetëm Bankimin Islam por në përgjithësi Islamin më mirë”.

Kategoritë

Ekonomia dhe Bankimi Islam, koncepte themelore

CHF19.90

Add to Cart